Vera e re në fuçinë e vjetër/ Edi Rama-Lulzim Basha, beteja e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Roland Qafoku

Të gjitha parashikimet dhe të gjitha sondazhet për zgjedhjet e 25 prillit janë të disktueshme. Por për Edi Ramën dhe Lulzim Bashën vetëm një gjë është e sigurtë. Çfarëdo rezultati të kenë zgjedhjet e 10-ta parlamentare pas rrëzimit të komunizmit, njëri prej tyre do të dalë në pension politik. Ndonëse relativisht të rinj në moshë, Edi Rama 57 vjeç dhe Lulzim Basha 47 vjeç, njëri prej tyre do ndjekë rrugën e Fatos Nanos dhe afërsisht atë të Sali Berishës. Në fakt, precedentët në politikën shqiptare tregojnë largimi nuk është çështje moshe. Në shtator të vitit 2013 kur Fatos Nano u largua nga drejtimi i PS por edhe nga politika, ishte vetëm 53 vjeç. Ndërsa në shtator të vitit 2013 kur u largua nga drejtimi i qeverisë dhe drejtimi i PD-së, Sali Berisha ishte 69 vjeç. Më shumë rëndësi kanë bilancet politike se sa numri i viteve që kanë mbi shpinë liderët. Mbi të gjitha, gjasat janë se gara elektorale e 25 prillit është beteja e fundit politike mes atyre që për 8 vjet janë duke zhvilluar një duel shumë planësh, Edi Rama si kryetar i Partisë Socialiste dhe kryeministër dhe Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike dhe kryetar i opozitës. Një duel që për nga agresiviteti, por edhe nga pasojat në karrierë nuk i lënë gjë mangut duelit mes Fatos Nanos dhe Sali Berishës. Fatos Nano është në pension politik prej vitit 2005 pas 15 vjet karrierë politike duke mos mbajtur asnjë post qeverisës, por as politik. Që prej 2013 kur humbi zgjedhjet parlamentare Sali Berisha ka dhënë dorëheqjen nga çdo post politik në PD duke mos u bërë pjesë e vendimmarrjes, pavarësisht se është po aq aktiv personalisht aq sa ende la përshtypjen te kundërshtarët se ka ndikim te lideri Basha. Megjithatë, si Nano dhe si Berisha kanë lënë një precedent në partitë respektive se kush humbet zgjedhjet pas 8 viteve në pushtet, largohet. Por, Nano dhe Berisha, në një farë mënyre, kanë lënë edhe precedentin se ai lider që pas 8 viteve në opozitë nëse nuk fiuton zgjedhjet, largohet. Po cilat janë rastet dhe arsyet kur Edi Rama ose Lulzim Basha largohen nga politika? Alternativat dhe skenaret janë vetëm dy.

Fitorja e Edi Ramës largon Lulzim Bashën nga politika

Edi Rama është i pari lider politik në këto 30 vjet që synon me këmbëngulje të fortë fitoren e mandatit të tretë. Nëse ai e arrin këtë padyshim që do ishte një sukses personal i tij, rrjedhimisht edhe i forcës që drejton. Edi Rama do bëhej kështu një rekordmen politik që jo vetëm ka një bilancin politik më të mirë të çdo politikani, por do jetë rekdomen edhe për kohëzgjatjen në krye të qeverisë. Me 12 vjet kryeministër Edi Rama do kalojë në kohëzgjatje edhe diktatatorin Enver Hoxhën kryeministër që qendroi në këtë detyrë 9 vjet, 9 muaj e 26 ditë. Rama kalon edhe pasardhësin e tij, kryeministrin Adil Çarçanin i cili qendroi në detyrë 9 vjet, 1 muaj, e 6 ditë. duke u bërë kryeministri më jetëgjatë në historinë 109-vjeçare të shtetit shqiptar pas Mehmet Shehut. Shehu është i pari me rekordin e pathyeshëm me 27 vjet, 4 muaj e 28 ditë qendrim në këtë detyrë dhe nuk ka shans kush ta arrijë atë. Por këto janë thjesht shifra që realisht e ndjellin Edi Ramën. Në këto 30 vjet pas rrëzimit të komunzimit, nuk ka një rast të dytë që të ketë këtë lloj këmbëngulje nga një kryeministër që të kërkojë një mandate të tretë. Pavarësisht konsumimit 8-vjeçar, pavarësisht problemeve të shumta në dy mandate, ai dhe Partia Socialiste shprehen të sigurtë se mandati i tretë është në prag. Nëse kjo ndodh në kampin kundërshtar pritet të lënë shumë pasoja. As vetë Lulzim Basha nuk mund të gëlltisë dot humbjen pas 8 vjetëve në opozitë që do të thotë që kësaj opozite të PD ti shtojë edhe katër vjetë të tjerë. Të lodhur me opozitën, të lodhur me vetë Bashën, vërtetë në Partinë Demokratike nëse ndodh kjo do nisin kryengritjet. Pakënaqësitë do shtohen dhe peshorja do anojë në atë formë saqë nuk do mbajë më peshën asnjë gur i saj. Rrjedhimisht nga Brenda dhe jashtë PD do kërkohet largimi I tij. Ka edhe nga ata që e kanë në xhep një skenar që të rinsin betejën për të rezistuar duke gjetur klauzola në statutin e partisë dhe me justifikim që Rama i vodhi zgjedhjet. Por kjo do jetë jo vetëm e sforcuar, por do jetë linjë shumë e vogël përballë pakënaqësisë në kampin demokrat dhe në të gjithë kampin opozitar. Mes Ramës dhe Bashës, thjesht kjo është beteja e fundit.

Fitoja e Lulzim Bashës largon Edi Ramën

Opozita ka vetëm një alternatië në zgjedhjet e 25 prillit: Vëtëm të fitojë. Kryetari Lulzim Basha duket i përgatitur për këtë. Ende pa filluar zyrtarisht fushata elektorale, ai është deklaruar kryemnistër i ardhshëm I padiskutueshëm. Kjo do ti sillte atij një kartë të fortë dhe padyshim edhe në PD do kishte kuota shumë më të larta. Kundërshtarët jo thjesht duhet të pranojnë se Basha fitoi betejën e stërgjatë me ata, por duhet ti kërkojnë falje publike për të gjitha sulmet që i kanë bërë në këto 8 vjet. Dhe nën zë apo edhe publikisht, disa kundërshtarë të tij e kanë thënë këtë gjë si në rastin e Myslim Murrizit. Nga ana tjetër, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi vërtetë themeluan parti të re, por duket qartë që mezi presin dështimin dhe jo fitoren e Bashës. Nëse kryedemokrati humbet zgjedhjet të gjitha gjasat janë që ata do ti kthehen luftës në PD për ta zëvendësuar atë. Është një situatë që ka jo pak dyzime në opozitë. Të gjithë opozitarët duan largimin e Edi Ramës. Shumica e demokratëve kërkojnë që Lulzim Basha të jetë kryeministër, por ama një pjesë jo e vogël e të djathtëve duan edhe largimin e vetë Lulzim Bashës. Gati një ekuacion që as matematikania Jozefina Topalli nuk e zgjidh dot. Dy ish-nënkryetarët e PD kanë shkaur deri atje sa pas zgjedhjeve, me votat që do fitojnë të kërkojnë një qeveri bashkë me PD, por me kushtin të pëjashtojnë Bashën si kryeminstër. Për ata largimi tij në rast se opozita nuk kthehet në pushtet duket mëse e mundshme. Nga ana tjeëtr Basha vetë duket plot siguri që PD do fitojë zgjedhjet, vetë do jetë kryeministri i 34-ët në historinë e shtetit shqiptar dhe se Edi Ramën do të nxjerrë në pension politik. Madje ka premtuar se sapo të marrë detyrën e kryeministrit do ta saknsionojë me ligj që kryeministri nuk mund të qendrojë në detyrë më shumë se dy mandate dhe 8 vjet në këtë detyrë. Por ngaa ana tjetër fitorja e Bashës do të thotë që Partia Socialiste do kalojë në opozitë. Kryetarin e Partisë Socialsite në fakt nuk e detyron kush të largohet. Ai mund të bëjë çtë dojë me mandatin si kryetar. Ka aq fuqi dhe numra, sa askush nuk i shkon ndër mend as t;ia thotë e jo më të ndërmerret ndonjë nismë për ta larguar nga kreu i PS. Por ajo që kuptohet është se Edi Rama nuk ka më as oreks, e as fuqi të bëjë sërish jetë opozite. Në moshën 57-vjeçare nuk ka shans që Rama të punojë dhe jetojë për të qendruar 8 vjet në opozitë që të kthehet sërish në moshën 65-vjeçare në pushtet. Nuk është stili i tij ky. Pastaj, most ë harrojmë se edhe 8 vitet e Partisë Socialiste në opozitë nuk kanë qenë aq të rënda për Edi Ramën. Nga viti 2005 deri në vitin 2011 ai vërtetë ishte kryetar i PS në opozitë por ai ishte njëkohësisht kryetar i bashkisë së Tiranës, pra ishte në pushtet. Në një opozitë të thatë, Edi Rama ka qendruar vetëm 1 vit e gjysmë dhe në 2013 u bë kryeministër. Në këtë mënyrë duket se Edi Rama nuk mendon më rikthimin në opozitë për tu bërë më pas sërish kryeministër. Duket qartë se Rama nuk është nga ata që kanë aspirata pushteti kur janë në moshën e gjyshit. Kështu që mundësitë më të mëdha janë që ai të largohet nga drejtimi i PS dhe nga politika dhe të shijojë jetën tashmë jo si kryeministër vetmitar siç e thotë vetë shpesh këtë togfjalësh. Sa për ata që thonë se Rama mund të bëhet president i Republikës, kujtojmë deklaratën e tij të disa viteve më parë që i mbyll këto diskutime: “Nuk do jem në asnjë zyrë tjetër shteti pas largimit si kryeministër”. Pikturat dhe sidomos librat pritet të jenë aspiratat e tij pas largimit nga politika. Sigurisht që pa lë një pasuri të madhe politike si Partia Socialiste. Por ia lehtëson jo pak këtë largim fakti që pasardhësi i tij është i çimentuar dhe ky do jetë Erion Veliaj. Nuk ka asnjë dilemë për këtë, Brenda dhe jashtë PS-së. Dhe kjo ka shumë e shumë arsye. Mbi të gjitha sukseset e betejave të tij brenda dhe jashtë PS-së. Pavarësisht mbështetjes që i ka dhënë Edi Rama, Erion Veliaj është një selfmade. Si kryebashkiak i Tiranës ai ka stofin për ta vijuar atje ku e lë Edi Rama Partinë Socialiste. Sa për sulmet e kundërshtarëve, kjo është mëse normale në politikë. Politika shqiptare e tranzicionit e ka një rregull të pashkruar. A ju kujtohet se cfarë masakrimi politik i kanë bërë demokratët Edi Ramës kur nuhatën se kishte aspirata dhe mund të bëhej kryetar i PS-së? A ju kujtohet çfarë masakrimi politik i bënë socialistët Lulzim Bashës kur nuhatën se po përgatitej të ishte pasardhës si Berishës? Kështu që as me Erion Veliaj ky rregull nuk mund të prishet. Rama është i vetëdijshëm, për këtë por edhe Veliaj gjithashtu. Fitorja e Bashës, e çon të qetë atë në pension politik. Është beteja e fundit.

Lexo edhe :  Çlirimi i Kosovës dhe Enver Hoxha

 

 

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV