Meghan Markle dhe Princ Harry presin fëmijën e dytë, detaji që na kujton Princeshën Diana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen prindër për herë të dytë. Dhe njoftimi u bë ditën e Shën Valentinit dhe vjen saktësisht 37 vite pasi gazetat zbuluan se Princesha Diana ishte në pritje të Princit Harry.

Duka dhe Dukesha e Sussex, të cilët aktualisht jetojnë në Kaliforni, po përgatiten të mirëpresin një vëlla ose motër për djalin e tyre të vogël Archie këtë vit.

Një zëdhënës i Meghan, 39 vjeçe dhe Harry, 36 vjeç, tha: “Konfirmojmë që Archie do të bëhet një vëlla i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur që presin fëmijën e tyre të dytë”.

Duket si një homazh për Princeshën Diana e cila njoftoi shtatzëninë e saj me Harry-n më 13 shkurt në 1984 për të lejuar mediat në të gjithë botën të përgatisnin kopertinat e gazetave për ditën tjetër. Në një prej gazetave shkruhej: “Sekreti pas asaj buzëqeshjeje… një bebe!”.

Harry dhe Meghan e dhanë lajmin me një imazh bardhezi, ku pozonin në natyrë. Gjinia e foshnjës, si dhe data e lindjes, nuk dihen ende.

 

Të fundit

“Opozita pësoi një humbje turpëruese”, Xhaferraj: PD ka arritur fundin!

Në pritje të nisjes së seancës plenare, Ferdinand Xhaferri në një prononcim për mediat ka deklaruar se PD tashmë...

Rinis Kuvendi, deputetët i kthehen seancave pas zgjedhjeve

Këtë të enjte do të zhvillohet seanca e parë plenare e Kuvendit pas ndërprerjes për shkak të fushatës elektorale. Seanca do të mbahet në...

Zgjidhen aktorët e rinj për serialin televiziv “Harry Potter”

Platforma HBO ka zbuluar emrat e aktorëve të rinj që do të interpretojnë rolet kryesore në serialin e shumëpritur Harry Potter, i bazuar në...

Mbi 74 mijë euro të fshehura në autobusin e agjencisë së udhëtimit, në pranga 2 persona

Në pikën kufitare në Gjirokastër, janë arrestuar 2 persona, një tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa një është nën hetim në gjendje të lirë,...

“U çakordova fare”/ Çfarë ndodhi me Kiarën në skenën e “Portokalli”?

E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio ka qenë moderatorja e njohur Kiara Tito. Në këtë...

Lajme të tjera

Web TV