Pushime falas, ky rajon paguan që vizitorët të provojnë zonën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rajon i Francës Jugperëndimore po paguan që vizitorët të shkojnë dhe të provojnë zonën.

Departamenti i Corrèze, i vendosur midis qyteteve Limoges dhe Toulouse, ka organizuar një konkurs në Facebook. Fituesit do të jenë në gjendje të përjetojnë një fundjavë pushime me të gjitha shpenzimet e paguara. Më shumë se 1,500 njerëz kanë marrë pjesë në shorte.

Fundjavën e ardhshme, 19 – 21 Shkurt, pjesëmarrësit e zgjedhur do të jenë në gjendje të vizitojnë Corrèze dhe të marrin pjesë në disa aktivitete që tregojnë bukurinë e jashtëzakonshme natyrore të zonës. Shëtitja nëpër Brive-la-Gaillarde, vizita në Peatlands të Longeroux dhe zbulimi i qytetit mesjetar Aubazines janë të gjitha në axhendën e fituesve me fat.

Sipas një sondazhi nga IFOP, 35% e francezëve janë të gatshëm të lënë mënyrën e tyre të jetesës në qytet për një alternativë më të qetë, nxitur nga një pandemi që ka mbajtur shumicën e njerëzve brenda vitin e kaluar.

Rajoni shpreson se nisma do të ndihmojë që njerëzit të zbulojnë mundësitë e ofruara atje.

Corrèze është gati 6,000 kilometra katrorë dhe është i njohur për fshatrat e tij dhe hapësirat e gjelbra.

Në vitet e fundit, sipas regjistrimit të tij, Corrèze ka pasur një rritje të popullsisë me 0,1 përqind. Zona është e gatshme të mirëpresë njerëz të rinj në mjediset e saj mahnitëse dhe shpreson të rritë edhe ekonominë pas një viti të gjatë bllokimesh.

Të fundit

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do...

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

Lajme të tjera

Web TV