Në kërkim nga Italia për trafikim droge, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 34-vjeçar, për të cilën Gjykata e Breshias në Itali ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Shtetasi P.H akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në shtetin italian.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas një pune të mirëorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar  P. H., 34 vjeç, banues në Peqin.

 

 

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Brescias, Itali, në datën 26.02.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Topi ‘nxin’ Berishën/ E ka kthyer opozitën në kazermë politike! Ja si luan me demokratët

Partia Demokratike është kthyer si një kazermë politike inkuizicioni që vazhdimisht eliminon figurat intelektuale të saj, teksa në këto...

Refuzoi 185 mln euro në vit, zbulohet ëndrra e fundit e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo, 40 vjeç tashmë dhe në fund karriere më afër se kurrë, mund të largohet nga Al Nassr. Arabia Saudite i ofron miliona,...

Kufizohen kreditë për shtëpi/ Tavan për vlerën dhe afatin e shlyerjes

Kufizohet dhënia e kredive për blerje banese.Vendimii bankës së Shqipërisë  është publikuar në fletore zyrtare dhe parashikon që bankat të mos japin kredi për...

Më pak makina se bota, më shumë trafik se bota. Pse ne shqiptarët jemi kështu?!

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të automjeteve në vend, Shqipëria vijon të mbetet një nga shtetet më pak të motorizuara në Europë. Të dhënat...

Si Mira Murati po e ndryshon njerëzimin përmes një Inteligjence Artificiale “etike”

Shpërthimi i OpenAI si një ndër kompanitë e të ardhmes dhe shumë shpejt një prej më të vlefshmeve në botë, nuk erdhi pa bujën...

Lajme të tjera

Web TV