Vaksinat anti-COVID/ OBSH aprovon trajtimin emergjent të AstraZeneca

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aprovuar vaksinën britanike anti-Covid , astraZeneca për përdorim emergjent duke i hapur rrugën dërgesave të para në vendët të cilët janë pjesë e skemës COVAX.

Dozat e vaksinë së astraZenekës përbëjnë pjesën më të madhe të dozsave në iniciativën e shpërndarjes së vaksinave të koronavirusit nga COVAX.

COVAC, pjesë e të cilit janë 192 vende ka për qellim furnizimin e vendeve në zhvillim  dhe të varfra më vaksinat anti-Covid. Pjesë e këtij mekanizmi është edhe Shqipëria, nga e cila vendi synon të marrë 1.140.000 vaksina. Ndërkohë 360 mijë dozat e para të AstraZeneca po synohet ti sjellin sa më parë.

Deri në fund të vitit 2021, COVAX synon të vaksinojë 20% yë popullsisë së 92 vendeve më të varfra të botës.

Dozat e prodhuara nga AstraZeneca dhe partnerët e saj prodhues pritet të përbëjnë rreth një të tretën e kësaj përpjekjeje, dhe do të jenë më shumë së gjysma e vaksinave që do të furnizojnë shtete në gjysmën e parë të 2021,.

AstaZeneca është vaksina e dytë kundër COVID-19, e cila aprohet nga OBSH-ja për përdorim emergjent , pas Pfizer.