Zinku dhe vitamina C ndihmojnë kundër Covid-19? Ekspertët vërtetojnë të kundërtën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht reputacionit të tyre për rritjen e fuqive të sistemit imunitar, një studim i ri raporton se suplementet e vitaminës C dhe zinkut nuk i ndihmojnë pacintët me COVID -19 të shërohen nga sëmundja e tyre.

Dhënia e njërit apo e tjetrit, ose një kombinim i të dyjave, tek pacientët nuk uli ndjeshëm ashpërsinë ose kohëzgjatjen e simptomave të tyre COVID-19. Zinku është i rëndësishëm për funksionimin imunitar dhe vitamina C është një antioksidant që tregohet se rrit sistemin imunitar.

Në këtë studim, studiuesit vlerësuan se si 214 të rritur me infeksion të konfirmuar COVID-19 iu përgjigjen ose : 10 ditëve të glukonatit të zinkut  (50 miligram / mg), vitaminës C (8,000 mg), të dyjave, ose kujdesit të zakonshëm.

Studimi, i cili kishte një pikë përfundimtare , të një reduktimi 50% të simptomave , u krye nga Prilli deri në Tetor 2020. Ai u ndërpre herët, sepse nuk kishte dallime të rëndësishme midis katër grupeve të pacientëve.

“Kur filluam këtë provë, nuk kishim asnjë hulumtim për të mbështetur terapinë shtësë për parandalimin osë trajtimin e pacientëve të infektuar”, tha autori i studimit Dr.Milind Desai.

“Ndërsa vëzhgonim përhapjen e pandemisë në të gjithë globin, duke infektuar dhe vrarë miliona njerëz, komuniteti mjekësor dhe konsumatorët u përpoqën të provonin shtresa që ata besoninse mund të parandalonin infeksionin, ose të lehtësonin simptomat e COVID-19”, tha Desai në një njoftim për shtyp të Klinikës Cleveland.

“Ndërsa vitamina C dhe zinku u treguan joefektive si një trajtim kur krahasohen klinikisht me kujdesin standard, studimi i terapive të tjera vazhdon”.

Pacientët në këtë studim nuk u shtruan në spital, por ata morën një trajtim ambulator. “Ne e dimë që jo vetëm të gjithë pacientët me COVID-19 kërkojnë trajtim në spital dhe krahasuar me ata që trajtohen në një ambulator spitalor, ka më shumë të ngjarë të kërkojnë shtresa që mund t’i ndihmojnë ata, kështu që ishte një popullatë e rëndësishme për të studiuar’, tha bashkëautori i studimit Dr.Thomas, nënkryetar i operacioneve në institut.

Lexo edhe :  Vendet më këqija për të vendosur telefonat

 

Të fundit

Zelensky: Putin dëshiron të pushtojë të gjithë Ukrainën, por ta dini…

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj fjalimit të fundit të presidentit rus, Vladimir Putin, duke theksuar se ky...

Rinumërimi në qarkun Tiranë: Detajet e fundit dhe planin në vijim

Rinumërimi i 437 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj. Prej...

Pogradec, sherr në lokal, goditen me gota dy persona

Një konflikt i nisur për motive të dobëta në një lokal në lagjen nr.1 të qytetit të Pogradecit ka përfunduar me dëmtime fizike për...

Rinas, kapen turqit me dokumente false, tentuan kalimin si grekë

Policia kufitare e Rinasit njofton se ka parandaluar një rast të kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente false, duke arrestuar dy shtetas turq. H....

Izraeli godet qendrën e emergjencës në qendër të Iranit

Mediat iraniane kanë raportuar se një qendër emergjence në qytetin Hoveyzeh, provinca Khuzestan, u shënjestrua sot nga Izraeli. Sipas raportimeve, shërbimet e emergjencës së provincës...

Lajme të tjera

Web TV