Covid-19/ Vitamina që ndihmoi pacientët e shtruar, mjeku Alimehmeti publikon të dhënat e studimit

Mjeku publikon të dhënat e studimit: Ja vitamina që dha efekt te pacientët e shtruar në spital me Covid-19

Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, jep lajme të mira për qytetarët, që po jetojnë një periudhë tejet të vështirë nga pandemia e koronavirusit.

Mjeku Alimehmeti publikon në “Facebook” të dhënat e studimit të Universitetit të Barcelonës, ku thuhet se vitamina D ka pasur efekte pozitive te pacientët e shtruar në spital me Covid-19.

Mesazhi i mjekut:

“Të përdorësh vitaminat kërkon të kesh forcë karakteri, pasi na kanë mësuar të jemi konsumues medikamentesh. Na kanë mësuar se çdo gjë e lirë dhe e sigurt nuk mund të jetë efektive.”

Cit.: Dr. Andreë Saul

Rikthehemi me lajme të mira mbi vitaminën D miqtë e mi!

?? Në studimin klinik të kryer nga Universiteti i Barcelonës (Spanjë), mjekët testuan trajtimin me vitaminë D (kalcifediol) te pacientët e shtruar në spital me COVID-19.

? Në total u studiuan:

? 930 pacientë të shtruar në spital me COVID-19;

? 551 pacientë rastësorë u trajtuan edhe me vitaminë D;

? 379 pacientë rastësorë nuk morrën vitaminë D.

? Dozat e vitaminës D (kalcifediol) ishin:

? 532 mcg ditën e shtrimit,

? 266 mcg ditën e tretë,

? 266 mcg ditën e shtatë,

? 266 mcg ditën e pesëmbëdhjetë,