“Dallimi mes Shqipërisë dje dhe sot”/ Rama publikon foton ku tregon pse i duhet mandati i tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka shtuar arsye të tjera pse kërkon mandatin e tretë. Ai ka postuar dy foto në profilin e tij në Facebook, ku tregon se si ka qenë shtëpia e një qytetari në Farkë dhe se si është sot pas rindërtimit.

Përmes saj, Rama ka vendosur në paralelizëm qeverisjen e 7 viteve më parë, me shtëpinë e vjetër të qytetarit si dhe qeverisjen sot me shtëpinë e re.

Ai thotë që e nesërmja të jetë njësoj si kjo e sotmja, duhet që të mos ndërpritet ndërtimi i vendit.

Edhe ditën e djeshme, kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale listoi disa prej arsyeve se pse shqiptarët duhet t’i besojnë atij mandatin e tretë të qeverisjes. Ai thotë se asnjë nuk ka vullnetin dhe ambicien që PS-ja ka fituar për drejtimin e vendit.

Për këtë ka reaguar dhe kryedemokrati Lulzim Basha i cili tha se Rama nuk i kërkon 4 vitet e ardhshme për shqiptarët por për veten e tij. Sipas kryedemokratit, Rama dhe qeveria socialiste ka dështuar gjatë 8 viteve të mëparshme ku nuk ka mbajtur premtimet e tij.

Postimi i plotë i Ramës:

“Kjo ishte dje shtëpia që iu shemb familjes së Gonit, poçarit të famshëm të Farkës, në të cilën ai jetonte së bashku me të vëllanë e me familjet e tyre dhe kjo është dera shtëpisë së sapohapur sot për familjen e tij, ndërkohë që familja e të vëllait ka përfituar një tjetër shtëpi të re si kjo.

Si ajo e djeshmja ishte shteti ynë para 7 vjetësh e kusur dhe që nesër të jetë si kjo e sotmja, duhet të mos e ndëpresim ndërtimin e saj tani që kemi ngritur karabinanë e një arkitekture të re, mbi themele të reja në çdo sektor, nga drejtësia tek shëndetësia, nga arsimi tek bujqësia, nga turizmi tek shërbimet për qytetarin, e me radhë…

Njësoj ashtu si një karabina pa mure nuk është ende vetë shtëpia, edhe Shqipëria që kemi nuk është sot ajo që duam! Por ama njësoj si tek karabinaja e një shtëpie të re në ndërtim, mund të shihet fare qartë në çdo sektor, dallimi mes Shqipërisë që kishim dje me Shqipërinë që kemi në ndërtim e sipër sot dhe prandaj duhet Mandati i Tretë”, thuhet në postim

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV