“Do e kërkoj gjakun e tij deri në Hagë”/ Denoncimi tronditës: Djali më vdiq për faj të mjekëve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me 26 nëntor të vitit të kaluar, një ngjarje e rëndë u shënua në Bulqizë. 22-vjeçari Elidon Basha u plagos nga shoku i tij, teksa kishin dalë për gjueti. Fillimisht ngjarja u raportua që të rinjtë kishin dalë për gjueti e aksidentalisht 27-vjeçari Klodian Kola kishte qëlluar me armë gjahu shokun e tij. Por më pas policia e Dibrës zbuloi se gjuajtja ishte bërë me armë zjarri automatike.

Një ditë më vonë, me 27 Nëntor të vitit 2020, policia gjatë kontrollit në banesën e Klodian Kolës gjeti dhe sekuestroi armën e gjahut, kallashnikovin, një armë sportive, elektrik dore dhe motorin, me të cilët të rinjtë kishin dalë për gjah. Po ashtu, policia nisi hetimet edhe për prindërit e Klodianit, nën akuzën e fshehjes së provave të ngjarjes.

22-vjeçari u dërgua fillimisht në spitalin e Bulqizës, më pas në atë të Dibrës, e pas disa orësh u nis drejt Tiranës, por fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë rrugës. Pas afro dy muajve babai i Elidon Bashës kërkon drejtësi, pasi sipas tij, djali ka humbur jetën për faj të mjekëve.

Ishte ora 4 pa çerek, vij nga puna, merr në telefon dhe më tha ‘thuaji mamit të më bëj gati bukën’. Erdhi, hëngri bukë dhe tha se po flinte gjumë. Nga ora 19:30 u ngrit dhe tha se po dal të pijë një kafe. Shoqërohej me atë djalin, me atë banditin. I pata thënë të mos shkonte, se nuk kam pas edhe armë. Por thoshte se ai ka armë gjuetie, e ka me letra. Nga data 27, unë po flija, ishte ora 01:20 kur më merr djali në telefon dhe më thotë ‘çohu o bab se është plagos Elidoni, na kërkojnë me dhënë gjak në Peshkopi’. Kërkonin gjak zero negativ. Mora gruan dhe dy çunat, pa dalë në rrugë, vjen furgoni i policisë. Pa pikë turpi, gjithmonë se është ora policore dhe do më bëjnë llafe, vjen polici, një maskara, dhe thotë ‘ku shkoni?’

I them se do shkojmë në Peshkopi, se na është plagosur djali. Dhe ai më tha ‘pse djali juaj është, ai është plagosur, kemi kapur njërin’. Më vonë, më thotë ai polici që djali është nisur për Tiranë. Prita, shkoi ora 2:30, shkoi 3:30, kur erdhi një ambulancë, a furgon ishte, pa drita, pa asgjë, ndali shoferi makinën, djali ishte i mbaruar, as bateri nuk kishte, asgjë. Ai shoferi tha që është me shpirt, do e çojmë për Tiranë, por do i japim ndihmën e shpejtë në Bulqizë. I thashë që në Bulqizë ka qenë. Shkuam te spitali, djali kishte një plumb në krah të majtë, ja kishin futur dorën në allci. Më thanë që Elidonin nuk shkuan ta merrnin as me ambulancë, por me karrotrec.

E kishin çuar me karroceri te Spitali i Bulqizës, që pa pikë turpi asnjë lloj ndihme, asnjë lloj mjekimi, por e kishin nis për Peshkopi. Cuni i plagosur që në orën 10:30, ka vdekur në 3:30. Ka pasur vetëm një plumb. Ka vdekur për faj të mjekëve. Duam vetëm drejtësi. Ministria e Shëndetësisë të marrë masa. Të vdes një djalë 22 vjec, në lule të rinisë, unë do të kërkoj të drejtën time. Absolutisht për faj të mjekëve, për 3 kg gjak. Kjo është e pafalshme për shëndetësinë shqiptare, sidomos për Bulqizën. Më shumë ka shoferë, se doktorë e infermierë. Edhe ambulancë nuk u gjet për djalin tim, atë natë. E çuan me ambulancë të vjetër, dera lidhur me tela”, tha Hasan Basha, babai i të ndjerit.

Lexo edhe :  Problemet me infertilitetin/ Arsyet më të shpeshta që çojnë në abortet e hershme

Ndërkohë, Hasan Basha fajëson edhe familjen e Klodian Kolës, pasi sipas tij, janë munduar të mbrojnë djalin e tyre, në vend që të lajmëronin atë për atë që ndodhi. Hasani shprehet se familja Kola i ka një gjak borxh dhe se për djalin e tij do të kërkojë drejtësi deri në Gjykatën e Hagës.

“Është e pafalshme për familjen e tij, kam pas respekt për babanë e tij. Për mua ka humbur çdo lloj konsiderate. Turp e marre pastë. Mund të vritet edhe çuni i atij, por do i shkoja bashkë me dy çunat e mi, që kjo na ka ndodhur, hajt të shpëtojmë jetën. Turp babai i atij çunit, mos më lajmërojë mua ai. Po të më kishin lajmëruar si burrat, do iu kisha falur gjakun, tani e ka gjakun borxh. Secili të bëjë punën e vet. Gjakun e djalit do e kërkoj deri në Gjykatën e Hagës”, u shpreh ai. /BW

Të fundit

Lazio triumfon mes emocioneve por “gjunjëzohet” tek 11-metërshat përball Bodo Glimt

Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë...

Ndeshja më e çmendur e viteve të fundit, United triumfon në kohën shtesë ndaj Lyon

Manchester United ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Lyonit me rezultat 5-4, pas kohës shtesë. Vetëm pas 10 minutave lojë Manchester United...

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë tjetër, këto marrëdhënie mund të...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

Lajme të tjera

Web TV