E arrestuan se doli kundër monarkisë/ Katalonja digjet nga protestat në mbështetje të reperit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katalonja u përfshi nga protesta të dhunshme mbrëmjen e së martës kundër burgosjes së reperit Pablo Hasél. Policia arrestoi 15 protestues në të gjithë vendin.

Përleshjet dhe tension midis protestuesve dhe policisë u panë në Barcelonë, Girona, Vic dhe Lleida. Oficerët nuk i lanë të afroheshin në stacionin policor kombëtar spanjoll në Carrer de Bosch, dhe si përgjigje, demonstruesit hodhën objekte drejt oficerëve, duke përfshirë gurë dhe shishe qelqi. Policia u përpoq t’i shpërndajë ata duke qëlluar me plumba.

Disa nga 1,700 protestuesit, sipas qeverisë lokale të Barcelonës, i vunë flakën kamionëve dhe motoçikletave në kryqëzimin ndërmjet Via Augusta dhe Travessera de Gràcia, pranë një stacioni policor kombëtar spanjoll.


Të pranishmit në tubime u përpoqën të parandalonin që policia t’u afrohej atyre duke vendosur mure mbrojtëse.

Forcat e policisë katalanase informuan se 17 agjentë të tyre mbetën të plagosur si rezultat i përplasjeve. Njëmbëdhjetë të lënduar u regjistruan në Vic, katër në Barcelona dhe dy në Lleida.

Ministri i Brendshëm i përkohshëm, Miquel Sàmper, dënoi këtë të mërkurë shqetësimet serioze në protestat kundër burgosjes së reperit.

Rreth 5,000 njerëz protestuan në rrugët e Barcelonës, në një demonstratë që filloi në Lesseps dhe që çoi në incidente serioze në Via Augusta. Në zonën e Calle Mallorca dhe Passeig de Gràcia u dogjën 50 kontejnerë, ndërsa 25 banka dhe 15 lokale afariste u prekën. Edhe disa nga institucionet u plaçkitën.

Gjithçka nisi kur reperi doli kundra monarkisë dhe u dënua me 11 muaj burg. Kjo gjë bëri që protestuesit t’i vënë flakën vendit nga protestat.

Të fundit

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një...

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10...

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese...

Lajme të tjera

Web TV