Rama: Paralelisht me të moshuarit filloi vaksinimi i mjekëve të Durrësit, Matit e Bulqizës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të mërkurë u vaksinuan kundër COVID 612 qytetarë. Mes të vaksinuarve në Tiranë, ishin dhe bluzat e bardha nga qytetet e Durrësit, Matit dhe Bulqizës.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook. Paralelisht me to, sot filloi dhe vaksinimi i banorëve të Shtëpisë së të Moshuarve dhe personelit të kujdestarëve të tyre.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se në Tiranë do të bëhet vaksinimi i stafeve mjekësore të disa qyteteve si Durrës, Kavaja apo Elbasani deri në momentin që do të hapet një qendër vaksinimi dhe në këto qytete.

Postimi i Ramës:

Ashtu siç po bëhet realitet Rindërtimi i shtëpive, shkollave, qendrave shëndetësore e lagjeve të reja, çka askush nuk e besonte kur ra tërmeti shkatërrimtar, ashtu do të bëhet realitet Vaksinimi i krejt popullit, më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë sot.  *Tiranë, ku sot vaksinimi vazhdoi me bluzat e bardha të Durrësit, Matit, Bulqizës, si edhe me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve e personelin e kujdestarëve të tyre


Të fundit

“Kur e kam parë live…”/ E thirri me emrin e motrës, si reagoi Gerta ndaj Gjestit? (Video)

Një moment i veçantë ka ndodhur ditën e sotme në “Big Brother VIP 4”, ku banorët kanë shkëmbyer disa...

Pse Janari konsiderohet si muaji më stresues i vitit

Janari shpesh cilësohet muaji më stresues i vitit për disa arsye të ndërlidhura me aspekte financiare, emocionale dhe shëndetësore. Disa faktorë kryesorë janë: Shpenzimet financiare...

Zv. Sekretari i Shtetit Richard Verma takim me Ramën: BE është e ardhmja e Shqipërisë

Pas mbërritjes në Tiranë, Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në...

“Berisha duhet të ishte në burg”/ Meçe: Vrau 4 persona më 21 janar, hodhi në erë Gërdecin

Analisti Arben Meçe tha se ish-kryeministri Berisha duhej të ishte në burg pasi është përgjegjës për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar dhe...

8 janari 2022, dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD

Nga Ylli Pata Opozita e sotme e dalë nga PD-ja e 2021-shit është realisht konfiguracioni i “Barit”, pra i post non grata, konfiguracioni i vendimit...

Lajme të tjera

Web TV