“Askush s’u kujdes për të”/ Vdes shqiptari me Covid në Itali, priste të lirohej një shtrat spitali (EMRI+FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e Pjerin Lleshajt, një 38-vjeçar shqiptar që humbi jetë pas infektimit nga Covid-19 ka hapur debat në mediat italiane. Lleshaj, shqiptari që kishte ndërtuar jetën dhe familjen e tij në vendin fqinj, në Molise, u shtrua në spitalin e këtij qyteti që ende nuk ka një qendër ku të trajtohen pacientët e infektuar me Covid-19.

Më datë 7 shkurt, shqiptari ndërroi jetë, duke hapur polemika se spitali në Molise, nuk i ka ofruar asnjë shtrat për të marrë mjekimin e nevojshëm. Prej dy ditësh Lleshaj priste që të lirohej një vend në kujdesin intensive, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë. Gjithashtu, mediat shkruajnë se askush nuk është kujdesur për Lleshajn.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari nuk kishte asnjë lloj sëmundje tjetër, por vetëm përkeqësim të simptomave të Covid-19 dhe duhet të merrte mjekimin e nevojshëm. Shqetësimi i vërtetë që ngrenë mediat italiane është se në Molise, nuk ka ende një qendër spitalore për të infektuarit me Covid.

Pas vdekjes së shqiptarit, kryetarët në Molise zhvilluan një takim online për të vendosur për situatën në vijim. Kërkesa emergjente ishte furnizimi me shtretër.

 

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV