Një video e publikuar në internet shfaq momentin kur policët shpëtojnë vajzën njëvjeçare e cila ribashkohet me prindërit në Florida, pasi ishte duke fjetur brenda një veture të vjedhur.

Kamerat në uniformën e policëve në Hillsborough, shfaqin zyrtarët policorë që lokalizojnë veturën Volkswagen Tiguan që ishte shpallur e vjedhur, e brenda saj ishte foshnja që ishte rrëmbyer.

Polici shihet duke nxjerrë foshnjën nga vetura që ribashkohet me prindërit, që kishin alarmuar policët për zhdukjen e saj.

Më vonë policët kishin publikuar pamjet edhe të burrit, që besohet se është përgjegjës për vjedhjen e veturë dhe rrëmbimin e foshnjës.