Balluku në Kombinat: Mbështetje për sipërmarrjet që nxisin punësim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për njësinë nr.6, Belinda Balluku vizitoi një prej fasonerive në zonën e Kombinatit, ku janë të punësuar 60 punonjëse nga zona e Kombinatit. Ky biznes, i cili prodhon produkte për tregun italian, operon prej 15 vitesh në treg duke shërbyer si një pikë e rëndësishme punësimi për familjet e zonës.

Balluku theksoi se Qeveria Shqiptare i cilëson sipërmarrësit, të cilët nxisin zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, si partnerë dhe mbështetja ndaj tyre do të jetë e vazhdueshme për të nxitur zgjerimin e kapaciteteve të tyre.

“Sot të gjitha bizneset janë të mbështetura nga qeveria për sa i përket të gjithë regjimit të taksimit apo edhe gjithë procedurave të tjera që ne mundohemi që t’i kemi sa më të lehtësuara për ju për të mos ju krijuar vështirësi shtesë në bizneset që ju keni hapur dhe që i mbani, me thënë të drejtën, me mund të madh në këto kohë të vështira”, tha Balluku.

Pronarët e kësaj sipërmarrjeje e njohën Ballukun me ecurinë e biznesit, teksa theksuan se investimet dhe ndërhyrjet e realizuara për përmirësimin e infrastrukturës në këtë zonë kanë ndikuar edhe në ecurinë e mirë të kësaj sipërmarrje si dhe uljen e kostove.

Ndërtimi i nënstacionit të ri elektrik në Kombinat ka bërë që ky biznes të ketë një cilësi më të lartë furnizimi me energji elektrike. “Furnizimin me energji elektrike e kemi të garantuar në dy drejtime të ndryshme. Kështu zbresim kostot e prodhimit, gjeneratorit, naftës. Jo vetëm për sa i përket energjisë elektrike, por edhe për infrastrukturën, u bllokuan dhe u izoluan ujërat e zeza, të cilat ishin një problem shumë i madh”, u shpreh administratori Luan Koxhaj.

Lexo edhe :  Lista zyrtare e kandidatëve për deputetë në primaret e PD, ja emrat në çdo qark

Balluku theksoi se nënstacioni elektrik i Kombinatit, jo vetëm u përgjigjet kërkesave aktuale të bizneseve dhe abonentëve familjarë që furnizohen prej tij, por edhe zhvillimit të zonës në vitet e ardhshme.

“Investimi që është bërë në nënstacionin e Kombinatit është një nga investimet më të mira që kemi bërë në Republikën e Shqipërisë. Sigurisht i studiuar gjatë, por edhe për shkak se mbulon një zonë shumë të madhe të kryeqytetit ku janë të vendosura bizneset. Unë jam e sigurt që ju duke përfituar, sigurisht që do të ndihmoni dhe biznesin tuaj edhe të gjithë zonën”, tha Balluku.

Drejtuesja politike e PS për njësinë nr.6 shtoi më tej se pas ndërhyrjes për rehabilitimin e kanalit në rrugën “Shaban Bardhoshi”, duke i dhënë zgjidhje një problematike shumë vjeçare, shumë shpejt do të ketë një tjetër ndërhyrje.

“Ne u zotuam dhe e mbyllëm për 3 javë. Unë tashmë u kam dhënë fjalën banorëve që sipas mundësive, por jo shumë vonë në kohë, do mundohemi t’a kthejmë në rrugë atë kanal që mbyllëm, në mënyrë që të ketë akses nga të gjitha anët. Në fillim kur ua thosha banorëve nuk më besonin, sepse thonin të gjithë kështu na kanë thënë, por ja që u mbyll me sukses”, shtoi Balluku.

Drejtuesja e PS i siguroi pronarët e fasonerisë, por edhe punonjëset me të cilat bisedoi, se investimet publike në zonën e Kombinatit do të vazhdojnë, në funksion të rritjes së cilësisë së jetës së banorëve, por edhe hapësirave për mbarëvajtjen e bizneseve.

Të fundit

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni...

Karnavalet e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Shkodra sonte me ngjyrat e festës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Karnavalet e Shkodrës. “Shkodra sonte me ngjyrat e festës”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar. Shkodra festoi mbrëmjen e...

Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, banoret përloten

Në Prime-n e kaluar, opinionistët vendosën se cilët banorë duhet të shkonin në no0minim. Banorët vendosën se cilët prej personave në grupet e tyre...

Vodhi 7 makina luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim “skifteri” shqiptar

Amarild Muka, 41 vjeç, nga Tirana, një emër i njohur të paktën prej 13 vitesh për policinë shqiptare, është shpallur në kërkim nga policia...

Ndihmojnë për forcimin e kujteses, ja produktet qe ju duhen

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni se i keni të...

Lajme të tjera

Web TV