“Jam shumë përpara tij”, Conor Benn i kthehet Markut: Ty të rrëzoi Charlton…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Florian Marku triumfoi mbrëmjen e djeshme kundër Rylan Charlton dhe synimi i tij është të përballet me Connor Ben, djalin e Nigel Benn, një ish-kampion bote në boks. Conor, i njohur me nofkën “Shkatërruesi”, ishte mbrëmë në sallë dhe e ndoqi nga afër Markun.

Ky i fundit nuk ngurroi ta sfidonte, duke deklaruar për Sky Sports pas ndeshjes: “Sot i jap vetes notën 7, për shkak te nokdaunit. Kundërshtari kishte shumë fuqi, e uroj edhe njëherë. Connor Ben nuk ka marrë kurrë të tilla rriske. Kam luftuar për 10 vjet rresht në Greqi më të mirët, ndërsa ai ndeshej me boksierë me tetë humbje. Ai është frikacak, nuk do të ndeshet me mua”.

Connor, i cili po priste në mikrofon të fliste, u mundua ta anashkalonte me klas Markun.  “Ai mund të thotë ç’të dojë, mund të më quajë frikacak e të thotë të tilla fjalë, por jam shumë përpara tij. Duele të tilla si ky i Markut i kam bërë me kohë. Ai sot u ndesh me një kundërshtar të një peshe më të ulët dhe madje u rrëzua prej tij.

Po shoh objektiva shumë më të mëdhenj. Unë sapo kam mundur një ish-kampion bote si Sebastian Formella, ndërsa tani do kem përballë një boksier si Samuel Vargas, i cili ka boksuar me boksierët më të mirë të kësaj gjenerate”, u shpreh Conor Benn.

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV