Kur jeta mund të kthehet sërish në normalitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Joe Pinsker- The Atlantic

Fundi i pandemisë së koronavirusit është në horizont më në fund, por afati kohor për të mbërritur atje ndihet sikur po zhvendoset dita ditës, për shkak të varienteve të reja virale, logjistikë së vaksinimit dhe variablave të tjera të rëndësishme që duket se po e shtyjnë vijën e finishit përpara.

Kur do të jemi në gjendje të jetojmë si më parë, kur nuk kishte koronavirus?

Pandemitë janë të vështira të parashikohen me saktësi, por ne kemi informacion të mjaftueshëm për të bërë disa hamendësime të sigurt. Jeta në pranverë nuk do të ndryshojë thelbësisht nga viti i kaluar; vera mund të jetë afër normales; vjeshta dhe dimri i ardhshëm mund të sjellin përmirësim të vazhdueshëm ose një prapambetje të moderuar, të ndjekur nga një kthim gati i sigurt në diçka si jeta para-pandemike, raporton abcnews.al.

Vera 2021

Çfarë do që të ndodhë në pranverë, vera duhet të jetë një largim sublim nga ajo që kemi jetuar deri më tani. Ekspertet janë më pak optimistë sesa njerëzit, por përgjithësisht kanë rënë dakord se mes qershorit dhe shtatorit, kombinimi i vaksinave me motin e ngrohtë, do të lejojnë kryerjen e më shumë aktiviteteve, informon abcnews.al.

Mënyra më e sigurt për t’i rikthyer këto aktivitete do të jetë që njerëzit, gradualisht, të lëvizin nga hapësira private me pak njerëz, në hapësira publike më shumë njerëz. “Njerëzit do ta zgjerojnë ngadalë botën shoqërore në të cilën ata përfshihen, duke ndërtuar kutinë e tyre”, parashikon Emily Oster, një ekonomiste në Brown e cila shkruan për marrjen e vendimeve të përditshme pandemike në gazetën e saj ParentData.

Vera do të ketë akoma kufizimet e veta. Ekspertët me të cilët fola nuk parashikuan kthimin e koncerteve në ambiente të mbyllura, pjesëmarrjen e plotë në ngjarje sportive ose nivelet e larta të udhëtimeve ndërkombëtare. Sidoqoftë ata presin që njerëzit të mos e kenë të vështirë mbajtjen e maskave dhe distancimin social.

Lexo edhe :  Sulmi i Trump-it ndaj madhështisë amerikane

Edhe kur këto masa paraprake nuk janë më të domosdoshme, shumë njerëz me siguri do të vazhdojnë të mbajnë maskë në transportin publik ose në supermarkete.

Vjeshtë/Dimër 2021-2022

Edhe nëse vera duket si fundi i pandemisë, mund të rezultojë thjesht një pushim i përkohshëm. Shumica e popullsisë duhet ta vaksinohen deri në vjeshtë, që virusi të mos ketë shanse të rigjallërohet në muajt e ftohtë. Nuk do të jetë aq keq sa këtë dimër, por aq sa keq do të jetë nuk e dimë.

Vjeshta po shikohet si një pikë kthese e rëndësishme për disa lloj tubimesh masive. Por, nëse varianti i ri i virusit nuk ndikohet nga vaksina ose sepse infeksionet rriten mes njerëzve të pavaksinuar, rastet mund të rriten përsëri, informon abcnews.al.

Fatmirësisht, edhe pse po qarkullojnë variante të reja virusi, vaksinat janë efektive.

Pranverë/Verë 2022

Përtej dimrit të ardhshëm, parashikimet e ekspertëve janë të thjeshta: Jeta në muajt e ngrohtë të 2022 duhet të jetë normale, ose të paktën çfarëdo që kualifikohet si normale post-pandemike. Virusi do të ekzistojë akoma, por një mundësi është që do të ketë më pak të ngjarë të bëjë që njerëzit të sëmuren rëndë dhe që, ashtu si gripi, do të qarkullojë kryesisht në muajt e ftohtë; disa njerëz do të vdisnin përsëri nga COVID-19, por virusi nuk do të dalë më nga kontrolli, informon abcnews.al.

Sigurisht, kjo epokë e ëndërruar është akoma më shumë se një vit larg dhe disa pengesa të paparashikuara mund të vonojnë rifillimin e normalitetit. Gjithsesi, duhet të kemi shpresa.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV