Veliaj: PS ka përmirësuar jetën e qytetarëve sa herë ka drejtuar vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Partia Socialiste e ka përmirësuar jetën e gjithsecilit, sa herë ka drejtuar vendin”.

Kështu u shpreh sot, drejtuesi Politik i PS-së për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me banorët e Njësisë nr.4 në Tiranë. Sipas Veliajt programi i PS-së është më i miri për Shqipërinë, pasi ndihmon qytetarët në çdo stacion të jetës së tyre.

“Fyerja më e madhe është kur sjellin gjithë humbësit në Tiranë. LSI-ja ka sjellë këtu këdo që skualifikon “Vettingu”, të gjithë çfarë kanë dosje në SPAK. Është bërë kriter: që të jesh kandidat i LSI-së, sa më e madhe dosja e abuzimeve në SPAK, aq më të madh duhet ta kesh haraçin për të shpenzuar në fushatë. Kriter për të qenë kandidat i LSI-së është SPAK-u”, vijoi ai.
Veliaj shtoi se ashtu si në çdo njësi, edhe te Njësia 4, kanë qenë të shumtë ata që janë larguar nga radhët e LSI-së, pasi kuptuan se ajo ishte një parti private, që po ndante të majtën “për t’ia vënë në prehër Saliut”. Gjithashtu, Veliaj tha se mirëpret edhe të ardhurit nga PD-ja, të cilët panë se ishin në një parti me ish-komunistë e ish-sigurimsa.
“Më vjen shumë mirë kur dëgjoj se po afrohen gjithmonë e më shumë edhe ata që përkohësisht u larguan te LSI-ja, me shpresën se ishte një alternativë e majtë. Por, e kuptuan se ishte një parti private që do ta shqyejë të majtën, t’ia vërë në prehër Saliut. Edhe ata që po ikin nga PD-ja, më vjen mirë që janë bashkuar me ne, se e kuptuan që ata që ulërisnin “liri demokraci” në fakt ishin ish-komunistët, ish-sigurimsat. Saliu me shokë, sekretari i fundit i partisë”, sqaroi Veliaj.

 

Lexo edhe :  Berisha në gjyq/ Hidhet shorti, Elsa Ulliri gjyqtarja për dosjen “Partizani”

Të fundit

Në 1973 raportova lirshëm mbi Izraelin në luftë. Sot, censura e tij e ka bërë të pamundur

Sot gazetarët e huaj qëndrojnë mbi ‘kodrën e turpit’ duke vështruar Gazën, të varur nga palestinezët për lajmet. Martin Bell* Duke...

Në Kosovë: Qytetari kërkon tjetër qasje, sjellje, politika ofron një tjetër …

Nga Fejzo Subashi. Kur kërkesat e qytetarit nuk përputhen me qasjen, sjelljen dhe ofertën politike, lind zbrazëtia që dëmton jo vetëm demokracinë, por jetën dhe...

“Serbët na kanë lënduar, por…” , Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi

Aktorja Egla Ceno, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me ndeshjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro...

“The Guardian”: Ç’ndodh në Tiranë në prag të ndeshjes me Serbinë

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” i ka kushtuar vëmendje sfidës së të shtunës mes Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë. Në një reportazh thuhet se...

Beteja e Midway, përplasja USA – Japoni që ndryshoi fatin e luftës në Paqësor

4–7 qershor 1942 - Lufta e Dytë Botërore  Përgatiti: Leonard Veizi Beteja e Midway, zhvilluar nga 4 deri më 7 qershor 1942, ishte një nga çastet...

Lajme të tjera

Web TV