“Reforma në Drejtësi ka dhënë fryte”/ Rama: U arrestua një gjyqtare dhe një mjek që rropi dynjanë, kjo më parë s’ndodhte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Reforma në Drejtësi ka dhënë frytet e para.

Ai ka sjellë shembullin e arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha, mjekut Edvin Prifti, apo edhe çmimin e marrë nga SHBA-së për gjyqtarin Ardian Dvorani.

“Ka pasur një entuziazëm shumë të madh që solli një mbështetje mbarë popullore dhe fokusi te vettingu, njerëzit me të drejtë kishin entuziazëm se do pastrohej sistemi, por nuk kuptonin që Vettingu është hedhja e bazave, pastrimi, por nuk është gjykatë që dënon gjykatësit apo prokurorët e korruptuar. Nga pastrimi çlirohet sistemi nga llumi i madh, por nuk është se u hoqën disa dhe u arrestuan të korruptuarit, do kohën e vet.

Vettingu filloi, po më shkruajnë mua s’ke arrestuar filanin, fistekun, por ne nuk jemi në të kaluarën, s’bëjmë arrestime me vendim qeverie apo parlamenti, e aq më pak që unë të bëj kryeprokurorin, ama nëse e shikojmë sot disa shenja janë dhënë, u arrestua një gjyqtare me një grup rreth saj që kishte marrë vendime të tmerrshme, deri dje kjo nuk ndodhte, sot po. U arrestua një mjek që kishte rrjepur dynjanë, deri dje kjo nuk ndodhte, dhe ajo e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e politikës me vendimin për të vlerësuar më çmimin e veçantë që dihet, se me kë është përplasur është shumë domethënëse.

Nëse sot themi a kemi drejtësinë që duhet, jo, por cila është pyetja që duhet të bëjmë, është a kemi hedhur bazat, po dhe duhet bërë me durim të madh me drejtësinë e re. Qeveria, ka në dorë ta mbështesë ose ta pengojë dhe kush mund ta mbështesë drejtësinë, kjo është shumë e qartë ashtu sikurse është e qartë se kush e pengon”, tha Rama.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV