Zv.ministrja Rakacolli flet sërish: Çohuni një orë më parë dhe kapni autobusin që nuk ka fluks

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka përforcuar edhe njëherë deklaratën e saj të djeshme, ku tha se përdorimi i urbanëve është një problem personal.

Sipas saj, njerëzit duhet të zgjedhin orarin e përshtatshëm për të hipur në autobusë.

Pyetje: Distancimi fizik është i pamundur teksa ne shohim që urbanët janë plot dhe njerëzit padiskutim që duhet t’i përdorin urbanët në kryeqytet apo kudo për të kryer nevojat e tyre, qoftë familjare, qoftë ekonomike, qoftë të punës. Pra nuk e shmang dot sepse edhe vetë autoritetet apo përfaqësuesit e urbanëve nuk respektojnë masat. Si do duhet të veprojmë?

Rakacolli: Po të respektojnë masat nuk ndodhin. Është e vërtetë ajo që thatë ju, domethënë transporti publik përdoret gjerësisht për nevojat. Normalisht pandemia na ka ndryshuar nivelin e normalitetit të jetës. Nëse unë përdor transportin publik më ka vënë mua përpara edhe zgjidhjen e problemit .

Nëse unë më përpara po të shikoja një autobus plot, nëse do gjeja vend do futesha, tashmë duhet ta shikoj me një sy tjetër. Nuk duhet të hip në autobus, pra zgjedhja në radhë të parë është e imja, po mua kjo do më kondicionojë mungesën në punë sepse janë distanca të largëta. Atëherë do më duhet që të çohem më herët, do marr një autobus tjetër, do t’i jap kohë vetes që unë të zgjedh pak a shumë orën më të përshtatshme për të hipur në autobus, kur mundet që unë mos të shkoj në atë orën e fluksit dhe të mundohem ta respektoj. Ky është problem individual.

Pastaj është edhe problemi që thatë ju, drejtuesi i autobusit. Ai që drejton autobusin ka një përgjegjësi për shëndetin publik sepse edhe kur janë dhënë lejet për të filluar transportin publik ka protokolle Covid.

Lexo edhe :  Rama reagon pas lirimit të hapësirave në Vlorë: Një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

Ata të gjithë duhet që t’i respektojnë këto protokolle dhe kur ato kapen me shkelje ato gjithmonë marrin penalitete.

Të fundit

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy të lënduara dërgohen në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Sipas...

Serbia po mbushet me mercenarë rusë! Po bëhet gati një grusht shteti

Mercenarët e paguar nga Rusia kanë zbarkuar në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Kështu shkruan, pas një investigimi të hollësishëm, grupi mediak i Balkan Insight. Ajo thekson...

Dash Sula ironizon Lapajn: “Po vuan atë që të paralajmërova”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar lidhur me përplasjen e sotme mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e fituar nga...

VIDEO: Zjarr në skenën e festivalit më të madh të muzikës elektronike

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë skenën kryesore të festivalit të famshëm “Tomorrowland”, që mbahet në Boom, Belgjikë. Zjarrfikësit janë aktualisht në vendngjarje dhe...

Lapaj-Shabani, zbulohet arsyeja e konfliktit: Bashkia e Tiranës!

Top Channel pretendon se ka zbuluar arsyen e përplasjes së Adriatik Lapajt me Endri Shabanin. Sipas këtij burimi, divorci politik Lapaj-Shabani shkon përtej një...

Lajme të tjera

Web TV