Ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë: Të hënën mbërrijnë edhe 15 mijë vaksina të Pfizer

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për t’u bërë një front përballë COVID-19, gjatë takimit me mjekë dhe infermierë të Spitalit COVID/3, ku vlerësoi punën e tyre në betejën e gjatë me virusin e rrezikshëm.

“Ekipi i COVID/3, dua t’ju falenderoj që po përballeni prej një viti me një situatë jo të lehtë, nuk është e lehtë që të përballosh këtë intensitet. Por është e rëndësishme që për asnjë moment nuk ka munguar shërbimi për qytetarët”, tha Manastirliu.

Ajo tha se situata është delikate dhe u bëri apel qytetarëve për zbatimin e rregullave anti-COVID, për këputjen e zinxhirit të infeksionit.

“Jemi në një situatë delikate dhe gjithë angazhimi i personelit shëndetësor është i drejtuar në dhënien e shërbimeve këtyre pacientëve. Janë më shumë se 600 pacientë që janë duke u trajtuar në spitalet tona, qoftë në spitalin Infektiv, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, në COVID 3, COVID 4 dhe spitalet rajonale që tashmë janë të hapura. Por është momenti për një thirrje për njerëzit: Sa më shumë të kujdesshëm, aq më pak raste në spitale, aq më pak fatalitete”, nënvizoi Manasirliu.

Duke folur për vaksinimin, Manastirliu tha se mjekët dhe infermierët e spitaleve COVID janë vaksinuar me të dy dozat dhe po vijon me intensitet vaksinimi i stafeve mjekësore, duke u shtrirë nga sot edhe në Korçë.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh gjatë takimit me mjekët dhe infermierët, se, me ardhjen e dozave të tjera të vaksinave, procesi do të intensifikohet.

“Pritet që të vijë ngarkesa e radhës së Pfizer ditën e hënë, rreth 15 mijë vaksina vijnë për të intensifikuar vaksinimin. Pritet gjithashtu që brenda 10 ditëshit të parë të Marsit të vijnë edhe 14,400 vaksina të AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit COVAX, dhe do të kemi besoj lajme të mira për sasi të tjera vaksinash”, tha Manastirliu.

Të fundit

Xhandarmëria serbe hyn sërish në Kosovë

Xhandarmëria serbe dhe paramilitare kanë hyrë sot në territorin e Kosovës. Kështu kanë njoftuar banorët e fshatit Karaçevë për mediat...

Reperi i famshëm në luftë me jetën, adhuruesit e tij luten para spitalit

Qindra qytetarë janë mbledhur jashtë spitalit në New York ku ndodhet i shtruar reperi i famshëm amerikan, DMX, duke u lutur për të. Legjenda...

Krim makabër/ Dy vëllezërit bëjnë marrëveshje, vrasin motrën, dy prindërit dhe gjyshen

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Teksas, SHBA, pasi dy vëllezër kanë vrarë katër anëtarë të familjes së tyre. Mediat e huaja shkruajnë...

Aksidenti tragjik në Lushnjë/ Ja kush janë dy elektricistët që humbën jetën (Emrat)

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik të mbrëmjes së sotme në Lushnjë, ku një automjet "Reno" humbi kontrollin dhe përfundoi...

Inskenimi/ Si u vranë babë e bir, gjurma e gishtit që hapi dosjet e vjetra në Elbasan

Prej vitit 2005, Elbasani është kthyer në një arenë ku zhvillohen ditë pas dite, luftëra të përgjakshme mes bandave. Shënjestrës së grupeve mafioze të...

Lajme të tjera

Web TV