Emrat/ 10 finalistët e parë të përzgjedhur përmes platformës “Deputeti që duam” në PS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të procesit “Deputeti që Duam” kryeministri njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Taulant Balla dhe drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për zgjedhjet e 25 Prillit, Erion Veliaj zhvilluan një takim me një pjesë të finalistëve të cilët pritet të jenë kandidatë për deputetë për të përfaqësuar Partinë Socialiste në Parlamentin e ardhshëm.

Disa prej prurjeve të reja përmes platformës “Deputeti që Duam” të cilët mbajtën fjalën e tyre duke dhënë edhe arsyet e ardhjes në Partinë Socialiste dhe hyrjes në politikën aktive ishin: Dhora Dajko, Kabir Fishta, Albana Hana, Bardhyl Kollçaku, Alfred Muharremi, Erjola Hoxha, Shpresa Marnoj, Gerta Duraku, Jona Liqezja, Shkëlqim Bullari, Keida Ferra.

Një prej finalisteve, Dhora Dajko e cila vjen nga Maliqi është diplomuar në degën e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës u shprehur ndër të tjera se:

“Unë mendoj se Partia Socialiste e ka pasur por edhe e ka vizionin e qartë për ta transformuar Shqipërinë tonë. Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që i ka dhënë përfaqësimin gruas në politikë duke vendosur gra në poste të mbajtura historikisht nga burrat”.

Një tjetër finalist, Kabir Fishta nga qyteti i Shkodrës i diplomuar në Zvicër është shprehur se prioritet i tij do jetë kërkesa ndaj qeverisë për të shtuar vëmendjen edhe më shumë ndaj qytetit të tij të lindjes.

“Kam përfunduar studimet në Zvicër. Një nga prioritetet kryesore të miat është kërkesa ndaj qeverisë për të shtuar vëmendjen ndaj qytetit të Shkodrës sepse ka një potencial të jashtëzakonshëm”, tha Fishta.

Albana Hana nga qyteti i Elbasanit, një tjetër finaliste, e cila ka studiuar për Shkenca Sociale dhe Drejtësi në Universitetin e Tiranës, doktorante në fushën e drejtësisë në Universitetin e Hamburgut. është shprehur në fjalën e saj se: Unë dua ti bashkohem skuadrës së Partisë Socialiste sepse besoj se kjo forcë politike ka vullnetin e duhur për ta çuar përpara vendin.

Lexo edhe :  Daily Express: Shqipëria destinacioni më i mirë europian për pushime

Alfred Muharremi nga qyteti i Tiranës, i cili ka përfunduar studimet për Menaxhim Bankar është shprehur se: “vij nga fshati SOS, angazhimi im politik është të jap kontributin tim përmes politikave sociale.”

Erjola Hoxha nga qyteti i Patosit e cila ka përfunduar studimet për Financë-Kontabilitet, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe e Drejtë Publike në Universitetin e Tiranës tha se: jam shpresëplotë për të ardhmen ndaj zgjodha Partinë Socialiste.

Bardhyl Kollçaku, ish Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, nga Berati është shprehur se: “vij në Partinë Socialiste për ti dhënë zë çdo qyetari të Beratit për të materializuar projekte nga më të ndryshmet.”

Shpresa Marnoj nga Kurbini ka kryer studimet në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë është shprehur: “kam dëshirë të jap kontributin tim personal në politikë përmes Partisë Socialiste.”

Greta Duraku nga qyteti i Kukësit është një tjetër e përzgjedhur përmes platformës “Deputeti që duam” është shprehur se: “synimi im kryesor është ti jepet përparësi sektorit të turizmit në Kukës falë pasurive dhe bukurive të tij natyrore.”

Jona Liqejza nga qyteti i Shkodrës, diplomuar në Vjenë për Ekonomi, është shprehur se: “angazhimi në politikë është një hap të cilin e hedh për ti dhënë zë qytetarëve të mi dhe ti jap zgjidhje problemeve të tyre. Besoj se jam në një forcë politike si Partia Socialiste që ka vizionin e duhur për ti realizuar.”

Keida Ferra nga qyteti i Durrësit ka përfunduar studimet e Larta në Universitetin e Shkencave të Natyrës, dega Matematikë është shprehur se: Partia Socialiste përmes platformës ‘Deputeti që Duam’ më dha mundësinë të bëhem pjesë e politikës përmes të cilës dua të kontribuoj sa më shumë për qytetin tim. /Top Channel

Të fundit

Shein dhe Temu rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve? BE: Produktet janë toksike

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Drejtësinë ka shprehur tronditje për nivelin e toksicitetit dhe rreziqeve që paraqesin disa nga...

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti është e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

“Kandidati Mancurian” dhe kontrolli i mendjes, kur paranoja kthehet në fakt

Nga Leonard Veizi Kontrolli i mendjes është forma më brutale e dhunës pa gjak. Është dhe akti më i skajshëm i zhveshjes së njeriut nga...

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë një ndër më të komentuarat,...

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe...

Lajme të tjera

Web TV