Ndahet nga jeta skenaristi dhe regjisori i njohur shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ndarë nga jeta skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Kujtim Gjonaj. Ai u nda nga jeta, sot në moshën 74 vjeçare.

Por kush është Kujtim Gjonaj?

Skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar. Kujtim Gjonaj ka lindur në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës.

Në vitin 1968 mbaron studimet e larta në Universitetin e Tiranës Dega Gjuhë – Letërsi dhe po atë vit fillon punën si redaktor i skenarëve të filmave dokumentarë në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Në vitin 1974 kalon si regjisor në sektorin e filmave dokumentarë duke shkruar edhe shumë nga skenarët e këtyre filmave.

Përmendim këtu disa nga filmat dokumentarë me të cilat është vlerësuar me Çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për Skenarin për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).

Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979. Pas viteve 90’ Kujtim Gjonaj ka qenë për një kohë Drejtor i Alba Filmit dhe më pas krijoi një shtëpi prodhuese filmike, “Bota Shqiptare”, ndërmjet të cilës vazhdon krijimtarinë e tij profesionale. Kjo shtëpi prodhuese është edhe një shtëpi botimi ma anë të së cilës botuesi Gjonaj prodhon biografitë e figurave të shquara të kombit si Ali Pasha Tepelenën, Faik Konica, Jeronim De Rada, Naim Frashëri, Nënë Tereza, Sulejman Pitarka (Artist i Popullit)), etj. Këto biografi i shërbejnë më pas si bazë për skenarët e filmave dokumentarë mbi këto figura. Me dokumentarin “Enciklopedi që ecën më këmbë”, Kujtim Gjonaj do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e XII-të të Filmit Dokumentar Shqiptar të mbajtur në Tiranë në vitin 2006.

Lexo edhe :  Gafa e Berishës me Kodin e ri Penal!/ Bie pre e memes në internet për “martesat me zor”

Të fundit

Pamje apokaliptike nga Franca! Zjarret përpijnë një zonë sa Parisi

Në Francë zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në jug të vendit. "Një zonë me madhësinë e Parisit është në flakë",...

NATO miraton dërgimin e armëve, Rusia bombardon kampin ukrainas

NATO ka filluar koordinimin e dërgesave të rregullta të armëve në Ukrainë, pasi Holanda tha se do të ofrojë pajisje të mbrojtjes ajrore, municione...

Maturantët synojnë universitetin/ Aplikimet kapin nivelin më të lartë ndonjëherë

Ky vit shënon një rekord të ri në numrin e aplikimeve në arsimin e lartë. Për herë të parë në pesë vitet e fundit,...

Vlorë, apartamenti përfshihet nga flakët

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën pranë rrugës “Transballkanike” në Vlorë. Nga informacionet e para mësohet se zjarri ka shpërthyer...

I nxehti “pushton” sërisht Shqipërinë, ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar...

Lajme të tjera

Web TV