Çudia e radhës/ Bleu telefonin online, nuk do ta besoni çfarë i erdhi në kuti (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua ka paguar 1,500 dollarë pasi kishte porositur celularin e fundit iPhone 12, por u shokua kur i erdhi porosia, sepse ishte vetëm kos me shije molle dhe jo celulari që kishte porositur.

Gruaja e quajtur Liu, nga provinca lindore kineze Anhui tregonte për situatën e frikshme në një video që është bërë virale në platformën socaile kineze Weibo.

Liu kishte paguar 10,099 juan ose rreth 1500 dollarë për të blerë celularin e ri iPhone 12 Pro Max (256GB) në faqen zyrtare të Apple, më 16 shkurt.

Por kur erdhi dërgesa e saj dy ditë më vonë, Liu kapi kutinë ku gjeti një kuti kos me shije molle, në një shaka pa kripë nga grabitësit.

“Korrieri më tha se kishte lënë paketën në kutinë postare të komunitetit rezidencial, dhe unë nuk u ankova”, thotë Liu në videon e shkarkuar në Weibo.

Policia vendase tha se po heton situatën e pazakontë, duke e trajtuar si një rast vjedhjeje.

Oficerët besojnë se kriminelët mund të kenë vjedhur pakon e vërtetë pasi ajo është larguar nga magazinat e kompanisë Apple, emri i të cilës do të thotë “mollë”.

Ndërkohë llogaria e Liu është e mbushur me komentet mbi atë që mund të ketë ndodhur në të vërtetë me dërgesën.

Eksperi ligjor Zhang Bo tha se mbështeste hipotezën e një prej komentuesve, që Liu ta kishte porositur e paguar celularin nga një faqe e rreme. Ai shtoi se blerësit online duhet të tregojnë kujdes për të mbrojtur veten nga mashtrimet.

“Kontrolloni disa herë nëse është një faqe e ligjshme para se të paguani, dhe hapeni pakon kur korrieri të jetë aty. Telefononi policinë nëse ka diçka që nuk shkon”, tha ai.

Lexo edhe :  Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

 

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV