Rama në Bruksel, mblidhet Këshilli i Stabilizim Asociimit/ Borrell dhe Várhelyi: Shqipëria përmbushi kushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe kreu i grupit të PS, Taulant Balla ndodhen në Bruksel, në një vizitë zyrtare.

Kryeministri Edi Rama pati edhe një takim me Shefin e Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi.

Aktualisht delegacioni shqiptar po merr pjesë në takimin e Këshillit të Stabilizim Asocimit. Në këtë takim, i cili drejtohet nga përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, Shqipëria do të kalojë në sitën e vendeve europiane për të parë sesa e ka respektuar dhe zbatuar marrëveshjen e stabilizim asocimit.

Sipas Top Channel, gjatë diskutimeve në këshill Josep BORRELL zëvendës president i Komisionit Europian dhe komisioneri për zgjerimin Olivér VÁRHELYI, janë shprehur se praktikisht Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se tani do të duhet të hapet konferenca ndërqeveritare.

Më herët, përmes një postimi në Facebook, Balla shprehu optimizëm për takimin që ai bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe delegacionin shqiptar do të mbajë sot me Presidentin e PE, David Sassoli dhe Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos.

“Sot në Këshill, Parlament dhe Komision. Shumë i nderuar të takohemi përsëri në Parlamentin Europian me Presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli, Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos (Grupi Socialist dhe Demokrat), me Zëvendës Presidentin e Grupit të Partive Popullore Europiane Andrei Kovatchev dhe me Kryetarin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocijimit BE-Shqipëri Manolis Kefalogiannis. Lajme shumë të mira kemi sot”, shkruan Taulant Balla.

Të fundit

Skuadra e PS e Vlorës feston fitoren e 11 majit, Damian Gjiknuri: Merita është…

Deputeti i PS qarku Vlorë, Damian Gjiknuri, në një postim në facebook ka falënderuar skuadrën fituese të PS në...

900 milionë euro për Shqipërinë! Ndihma e BERZH sjell ndryshimin e madh

Për zhvillimin e industrisë tradicionale në orientimin drejt teknologjisë dhe inovacionit, Shqipëria do të fokusohet në riformulimin e politikave për këtë sektorë. Banka e Shqipërisë...

Fati i botës varet nga kërkesa që ka bërë sot Vladimir Putin

Kushtet e Presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë përfshijnë një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim për...

“Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë”

“Donald Trump e dashuron Serbinë dhe së shpejti do ta vizitojë atë, sapo të emërohet ambasadori i ri Amerikan.” Ishte ky mesazhi që mbërriti në...

“70 mijë vende pune”, Blendi Gonxhe jep lajmin e mirë nga Berlini

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë sot në takimin e Ministerialit të Procesit të Berlinit, të Ballkanit Perëndimor, mbi Ekonominë...

Lajme të tjera

Web TV