Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla, zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të qarkut të Elbasanit. Midis të tjerash ai foli për gjendjen në të cilën ndodhet infrastruktura e shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe ato universitare.
“Kemi filluar hap pas hapi, me shkollat 9-vjeçare, shkollat e mesme dhe univeristetet. Ata që janë banorë të qytetit të Elbasanit, nuk po hyjmë në të gjitha bashkitë por e vërtetë është se nëse krahasojmë numrin e shkollave 9-vjeçare, të mesme të rikonstruktuara vitet e fundit me shumë vite më përpara, numri do të jetë i madh.
Pra, kush i mban mend kushtet që gjendeshin shumë shkolla me emër këtu në Elbasan, psh shkolla “Qamil Guranjaku”, shkolla “Jorgji Dilo”, që kanë shkolla me shumë emër dhe që ishin në kushte tërësisht të papranueshme.
Unë nuk po them që ne kemi rikonstruktuar të gjitha shkollat e mesme të qarkut të Elbasanit. Kemi bërë një punë të shkëlqyer, kryesisht shkollat e mëdha dhe kjo punë do të vazhdojë dhe kjo është një nga arsyet se përse ne nuk duhet ta ndërpresim dhe nuk kemi pikë kohe për të pushuar por për të vazhduar, për ta përmbyllur,”- u shpreh Balla.
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, shprehu bindjen e tij se në mandatin e ardhshëm do të përmirësohet edhe më shumë infrastruktura shkollore.
“Unë jam i sigurtë që mandati ynë 2021-2025 është mandat që do të plotësojë gjerësisht të gjithë infrastrukturën e shkollave parauniversitare dhe kapaciteteve akomoduese të universiteteve tona si infrastructure,“- pohoi Balla.