Reforma në Drejtësi përplas trion Rama-Basha-Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se Meta dhe Berisha janë më të frikësuarit nga drejtësia e re, sepse sipas tij u mbështetën nga prokurorë e gjyqtarë që janë fshirë nga vettingut dhe ato të korruptuarit deri sa t’u vijë fshesa e vettingut.

Nga Fernada Cenko

Sa më shumë afrojnë zgjedhjet, aq më shumë ndihen ethet se kush do e formojë qeverinë e re pas 25 prillit. Në trion Rama-Basha-Meta, sicili do të mbajë një statndard të lartë për fitoren me premtime për qytetarët. Përveç debatit mbi situatën ekonomike, palët po përplasen edhe për Reformën në Drejtësi, sidomos dyshja Rama-Meta. Rama e quan si flamurin e fitores arritjen e një sisitemi mbi palët në drejtësi, ndërsa Presidenti Meta e sheh si një sistem të kapur nga qeveria. Në zgjdhjet e qershorit të vitit 2017 Rama erdhi me këtë kartë për votuesit e vet, dhe sipas tij kryerja e Refomës në Drejtësi i ka dhënë fryetet e veta. Jo më larg se dje, duke qenë edhe si “patatja e nxehtë” e zgjdhjeve, Rama u ndal sërish tek Drejtësia.

Dhe për një drejtësi të realizuar, Rama e lidhi me fitoren e një mandate të tretë. Ai tha se në 25 prill do të vendoset fati i drejtësisë për një kohë të gjatë, duke iu referuar këtu sulmeve që ka bërë presidenti Ilir Meta në drejtim të kësaj reforme. Kryeministri Rama është shprehur se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë dy personat që i tremben më së shumti reformës në Drejtësi. Ai tha se kjo dyshe mbështet nga prokurororë e gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu, dhe të tjerë që janë të korruptuar por që nuk kanë dalë ende para trupës gjykuese. “Meta dhe Berisha më të frikurit nga drejtësia, mbështetën nga prokurorë e gjyqtarë që janë fshirë nga vettingut dhe ato të korruptuarit deri s t’u vijë fshesa e vettingut, PD-LSI dhe KÇK janë tre këmbët e së keqes me dy koka të presidencës që kërkonin fatin e reformës në drejtësi. Nëse do votoni për PD-LSi se po votoni për ndryshimin apo se nuk doni që të më votoni mua, do bëni një gabim fatal”, tha Rama. Kryeministri jo rastësisht zgjodhi që para mediave të fliste për Reformën në Drejtësi edhe për të sqaruar qytetarët por edhe tju kthejë përgjigje kundërshtarëve të cilët këto ditë e kanë kthyer në premtim fushate reformën. Ai premtoi se njerëz me kostum e me kollare do të shkojnë para drejtësisë. “Jeni lodhur me padrejtësisë dhe me ndjenjën e pandëshkueshërisë për ata që ju mendoni se nuk meritojnë gjë tjetër përveç bankën e të pandehurve, sidomos ata që kanë kostum, kanë kravatë që duket se janë të paprekshëm për atë që kanë bërë”, tha Rama.

Lexo edhe :  Debati i ashpër në "Big Brother", Egli i ulet në gjunjë Gjestit: Më fal!

Ai shtoi se ata që kërkojnë ndryshimin duke u dhënë votën atyre duhet ta kuptojnë sa më parë që ky do të ishte një gabim fatal në jetën e një vendi që i bën një gjeneratë dhe i paguan një tjetër. “Kush e ka menduar se vota për vetting dhe vetë vettingu do çonin njerëz në burg, duhet ta dijë që vettingu është vetëm hallk e parë, fshesa e drejtësisë, është e vetmja rrugë që duhet vazhduar me këmbëngulje për ta pasur nesër drejtësinë që duhet”, tha Rama. Pak ditë më parë nga Berati, Rama risolli në vëmendje kartën më të forte, refomën. Ndonëse kanë kaluar katër vite nga atëherë dhe kreu i qeverisë është koshient se rezultatet nuk janë ato që priteshin, por u kujdes të evidentonte me shembuj se gjërat kanë filluar të lëvizin. “Disa shenja pozitive janë dhënë. U arrestua një gjyqtare me një grup rreth saj që faktikisht kishte marrë vendime të tmerrshme, por deri dje kjo nuk mund të ndodhte, sot ndodh dhe është një mesazh shumë i qartë për të gjithë. U arrestua një mjek që faktikisht kishte rrjepur dynjanë, deri dje kjo nuk ndodhte”, u shpreh kryeministri Edi Rama. Por edhe pse me shembuj konkretë, për opozitën kjo shihet ndryshe. Rama e akuzoi një ditë më parë Metën se ka frikë nga drejtësia. Ai deklaroi se reforma në drejtësi ka nisur që të japë efektet e saj, ndërsa sugjeroi që të shiheshin për këtë edhe reagimet e presidentit Ilir Meta. “Ne s’do të bënim gabimin që bën Ilir Meta dhe ata të cilët kanë lidhur Lulin me zinxhirë, pasi reforma në drejtësi, dhe jo çdo ligj por çdo nen nuk është vullnet thjesht dhe vetëm i shumicës por vullnet i plotë i garantëve të reformës në drejtësi që janë miqtë dhe partnerët tanë amerikanë dhe evropianë”, tha Rama duke shtuar se reforma nuk kaloi me votat e mazhorancës por edhe me faktorin ndërkombëtar. Rama kalon akoma më në ekstrem sa arritjet e refomës janë të besueshme sa çmenduria që po shfaq Presidenti, sipas tij. “Reforma në drejtësi është aq e besueshme saç është niveli i shkallimit të Ilir metës. Po mos të ishte e besueshme Ilir Meta do të ishte i qetë dhe i dashur. Shikoni Ilir Metën dhe aty matet qetësia e tij. Shikoni Metën dhe do të shih i se reforma ka nisur të shfaqe disa shenja që nuk janë shumë, por janë majftueshmërisht të qarta për të tensionuar Ilir Metën dhe Sali Berishën”, tha Rama.

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV