Sezoni i ri në “Portokalli”/ Zbulohet dyshja e re e prezantuesve, ja cila do të jetë bukuroshja që pason Eneda Tarifën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni i ri “Portokalli” do të nisë së shpejti dhe deri më tani është bërë e ditur që do të ketë disa ndryshime, si në drejtimin në skenë ashtu edhe në atë artistik. Ndërkohë në rrjetet sociale dhe në media janë përfolur se cilët do të jenë prezantuesit e rinj të programit, kjo nisur edhe nga fakti se mendohej që as Salsano Rrapi nuk do të ishte më në këtë rol.

Ndërkohë së fundmi është zbuluar nga burime pranë spektaklit se cilët do të jenë drejtuesit e rinj të tij për këtë sezon. Burime për “Anabel” ditën e sotme bënë me dije se pas largimit të Eneda Tarifës do të jetë Fjoralba Ponari në drejtimin e tij. Lajm ky që është konfirmuar edhe nga “News31”, ndërsa po ashtu kemi mësuar se krah saj, ndryshe nga sa është folur, do të jetë pikërisht Salsano.

Kështu, mësohet se Fjoralba ka fituar audicionin për t’u bërë prezantuese e “Portokalli” dhe tani presim ta shohim çdo të dielë në ekranin e Top Channel, përkrah emrave më të njohur të humorit.

Të fundit

PD kërkesë KQZ/ Mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, duam hetim urgjent

Partia Demokratike pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura në zgjedhjet e 11 majit 2025. Përmes një shkrese...

Parkoi në mes të rrugës dhe bllokoi kalimin, 39-vjeçari dhunon policët që e gjobitën

Një 39-vjeçar nga fshati Kaninë është arrestuar mbrëmjen e së dielës në Vlorë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00,...

“Qershor përvëlues”/ Paralajmërojnë sinoptikanët: Kujdes nga temperaturat e pazakonta

Qershori ka nisur me valën e parë të të nxehtit afrikan, meteorologia Tanja Porja paralajmëroi në Dita Jonë një muaj të nxehtë me temperatura...

Prindërit që bëjnë këto gjashtë gjëra rrisin fëmijë të sigurt dhe të suksesshëm

Vetëbesimi dhe suksesi i fëmijëve shpesh nuk janë rezultat i rastësisë, por i vendimeve dhe sjelljeve të përditshme të prindërve të tyre. Ekspertët theksojnë se...

PAMJE APOKALIPTIKE/ Shpërthen vullkani Etna në Itali, reja e hirit mbulon zonën (VIDEO)

Etna, vullkani më aktiv i Evropës, shpërtheu herët në mëngjes këtë 2 qershor në një shfaqje dramatike të forcës vullkanike që dërgoi re hiri...

Lajme të tjera

Web TV