Ditët e fundit të përgatitjes së listave për kandidatët për deputetë dhe duket se ka supriza. Edi Rama tashmë e ka shpallur se nuk do të jetë në listën e Vlorës, duke u përqëndruar në Durrës. Por, siç raporton newsbomb.al, Vlorës do t’i ikë drejt parlamentit edhe kryebashkiaku Dritan Leli.
Një lëvizje e papritur kjo ndërkohë që Leli do të duhet të lërë mandatin e kryebashkiakut. Dhe ashtu sikurse ka ndodhur në Durrës, në vend të tij do të komandohet Afrim Qendro në postin e kryetarit, i cili, prej kohësh është vendosur në Vlorë për fushatën elektorale.
Qarku që drejtohet nga Damian Gjiknuri sjell të tjera surpriza. Edhe pse ka qenë aktiv gjatë ditëve të fundit, Alket Hyseni, deputeti i Sarandës nuk do ta ketë më mandatin e deputetit. Në vend të tij në Sarandë do të punojë dhe do të kandidojë ministrja aktuale e Financave Anila Denaj.
Asgjë nuk është mbyllur akoma për të përfunduar listën e qarkut. Në Vlorë janë 12 mandate deputetësh.
Nga zgjedhjet e vitit 2017 PS arriti të marrë 8 mandate në parlament, 3 i mori Partia Demokratike dhe 1 Lëvizja Socialiste për Integrim.