“U marr nga 50, 100″/ Punonjëset e seksit në Durrës: Punojmë për të ushqyer familjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prostitucioni është një aktivitet i paligjshëm në Shqipëri. Megjithatë në rrugët e vendit tonë do të shikoni vajza të cilat dalin për të ushtruar këtë lloj aktiviteti.

Ura e Dajlanit në Durrës, është një nga zonat e cila shfrytëzohet nga disa vajza. As ora policore, e cila ndalon qarkullimin nga ora 20 e mbrëmjen deri në gjashtë të mëngjesit, nuk ka mundur ta ndalojë këtë lloj biznesi.

Top Channel ka publikuar një video, teksa shihen tre vajza pranë urës së Dajlanit në Durrës.

Gazetari: Po mirë, përse del pra, çfarë të shtyn?

Prostituta: Unë dal për bukën e gojës, o djali. Kush do me japi, do më japësh ti bukë mua?

Prostituta: Jo jo, po ti hyjmë tamam, ma jep ti bukën ta haj unë?

Gazetari: Sa fëmijë ke për të rritur?

Prostituta: Unë kam 5 fëmijë o djali.

Gazetari: Sa vite ke që del këtu? Gazetari: 15 vite këtu?!!

Prostituta: Eh, 15 vite dhe s’më ka ndodhë asnjë…jo shtet të jetë, por edhe krim shteti të jetë…

Gazetari: Sa klientë ke në ditë ti?

Prostituta: Unë, dy klientë…

Gazetari: Edhe sa u merr?

Prostituta: Nga 50, nga 100, varet sa të më japin…

Gazetari: Të lënë bakshishe?

Prostituta: Po, me lejnë…

Gazetari: Policia nuk të ndalon ty kur të shikon kështu?

Prostituta: Ska shanse…

Gazetari: Po pse?!!

Prostituta: Ta thashë edhe njëherë…

Gazetari: Po pse s’ka shanse?!!

Prostituta: Po s’ka shanse, pra se mua më njeh shteti se kush jam. Prostitucioni ushtrohet edhe në Tiranë. Bulevardi zogu i parë, është një nga zonat më të preferuara për vajzat që kryejnë këtë aktivitet të paligjshëm.

Lexo edhe :  “Listat nga Rama, të pritshme”/ Meçe: I qartë në të gjitha lëvizjet që bën

Gazetari: Sa marrin këto këtu?

Prostituta: 40 mijë lek marrin.

Prostituta: Jo se kanë problem.

Gazetari: Si lëviz policia?

Prostituta: Jo! Prostituta: Ishte njëra këtu, po ajo iku.

Gazetari: Ishte njëra?! E morën?

Prostituta: Jo iku në shtëpi.

Prostituta: Kanë ardhur na kanë pyetur?

Gazetari: Edhe?

Prostituta: Na kanë nxjerrë..

Gazetari: Edhe çfarë ju kanë bërë, ju kanë prishur punë?

Prostituta: Jo se më kanë pyetur për kështu pisllëqesh gjërash. Mua jo, po të tjera i kanë pyetur.

Shumica e këtyre vajzave dalin kryesisht nga ora 6 e pasdites deri në 20 të mbrëmjes. Një numër i vogël janë që e ushtrojnë prostitucionin përtej kësaj ore, edhe kur pranë tyre kalojnë patrullat e policisë. Janë gra dhe vajza të cilat për shkaqe nga më të ndryshmet, guxojnë të sfidojnë edhe autoritetet shtetërorë.

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV