Tërmeti 6 ballë tronditi Greqinë, shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Është regjistruar viktima e parë nga tërmeti prej 6 ballësh që goditi Greqinë të mërkurën e javës së kaluar.

Mediat vendase, bëjnë me dije se ka humbur jetën një 83-vjeçar, i cili edhe pse ia doli që të dilte nga rrënojat nuk ka mundur që t’u shpëtojë plagëve që mori. Mësohet se ai ka humbur jetën në spitalin në të cilën po kurohej.

I moshuari u shpëtua nga ekipet e shpëtimit të gjetura në zonë dhe më pas u transportua me ambulancë në një qendër private rehabilitimi. Dje, 83-vjeçari u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës , ku dhe ndërroi jetë.

Ndërkohë, banorët e zonave të dëmtuara nga tërmeti kanë kaluar natën e katërt jashtë, të strehuar në tendat e ushtrisë.

Sipas matjeve të kryera nga grupet e specialistëve në shumë prej fshatrave të Thessalisë, 900 shtëpi, ose gatu dy në tre prej atyre që janë vizituar nga inxhinierët janë shpallur të pabanueshme. Mbrëmjen e së shtunës, një lëkundje tjetër prej 4.2 ballë shkalla Rihter është regjistruar 5 km në veriperëndim të Larisës, me thellësi 8 km.

Të fundit

Real Madrid nuk dorëzohet kurrë, Los Blancos përmbysin Bayernin dhe shkojnë në finale

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los...

Presidentin e PSG nuk e mbajnë nervat, shpërthen në ofendime ndaj gazetarit (Video)

Nasser Al-Khelaifi, Presidenti i PSG, deklaroi pas eliminimit të ekipit të tij nga Borussia Dortmund në gjysmëfinalet e Champions League se fati ju mohoi...

Aktorja e njohur zyrtarizon lidhjen me ish-banorin e BBV (Foto)

Aktorja e njohur, Ana Lika prej disa kohësh është përfolur për një lidhje me ish-banorin e Big Brother Vip, Bjordi Mezini. Pavarësisht spekulimeve të shumta,...

Nisma e Ramës/ Avokati zbulon çfarë do sjellë: Do të na bëjë anëtar të BE-së

Avokat Idajet Beqiri zbuloi se çfarë funksioni do të ketë rezoluta e propozuar nga Rama duke shtrirë edhe dorën ndaj opozitës për të çuar...

Moti i keq godet juglindjen, breshëri shkakton dëme në pemëtari

Moti i keq ka përfshirë juglindjen në orët e pasdites. Reshje të dendura breshëri kanë goditur njësinë administrative të Leskovikut. Goditjet nga breshëri i fortë kanë...

Lajme të tjera

Web TV