Erion Veliaj: Ne kandidojmë Luljetën dhe Najadën, ata Saliun dhe Flamur Nokën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ishte sot me rastin e Ditës së Gruas në shtëpinë e re të rindërtuar nga tërmeti të një zonje kryefamiljare në Farkë, Miranda Shelqizit, të cilës i uroi 8 Marsin, por edhe dha një mesazh për të gjitha zonjat shqiptare.

Kreyebashkiaku thumboi opozitën sa i takon listës për deputetë, duke u shprehur se PS ka si kandidate dy zonja si Bozo dhe Çomo ndërsa PD, Sali Berishën dhe Flamur Nokën.

Veliaj tha se gruaja është ajo që e mban shtëpinë dhe nuk lë asnjë punë të pa mbaruar. “Edhe sondazhet e tregojnë se ne fitojmë në të gjitha kategoritë, po ama te gratë jemi mbi 65%. Pse? Sepse ato e mbështetin më shumë punën, kanë gjithmonë prirjen të shohin përpara, tek e mira. Në shumicën e shtëpive që kam vizituar për tërmetin, ishte gruaja që mbante e mbante edhe traun e shtëpisë”, u shpreh ai.

Veliaj tha se gratë janë më inkurajuese dhe i mbështesin punët e mira dhe të bukura. “Më kujtohet historia e këndit të lodrave te Liqeni: burrat duke u kacafytur, kurse gratë thonin: ‘Prit, t’i lëmë ta bëjnë njëherë, të na e tregojnë, dhe në qoftë se është diçka e dobishme për fëmijët, t’i nxisim të bëjnë edhe më shumë’. E kam hasur gjithmonë, që nga dita e parë e punës deri sot, se gratë kanë më shumë besim, e mbështesin më shpejt të bukurën, të mirën të drejtën”, kujtoi ai.

“Të tjerët, që flenë gjumë, nuk do të bëjnë dot asgjë”, – vijoi Veliaj, – teksa shtoi se Partia Socaliste po sjell ndryshim edhe në listat e kandidatëve për deputetë, duke përfshirë në to më shumë gra, të cilat kanë kontribuar në çastet e vështira me të cilat është përballur vendi ynë.

Lexo edhe :  Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore, 27 mijë maturantë testohen tek 'Gjuha e Huaj'

“Në listën tonë do të jenë dy zonja, kurse në listën e tyre është ende Sali Berisha. Profesoreshë Luljeta Bozo dhe Saliu kanë të njëjtën moshë, por ndryshe është një profesoreshë, e cila ka sjellë vetëm të mira duke shpëtuar jetë njerëzish, e ndryshe profesor-doktori që hodhi në erë Gërdecin dhe vrau me plumba në mish, duke përçarë shqiptarët. Gruaja e dytë që kemi në listë është heroina e këtij viti, Najada Çomo, numri një i pavionit më të vështirë, që u hap i pari për pandeminë dhe me gjasë do të mbyllet i fundit, tani që filloi vaksinimi. Të krahasosh doktoreshë Najadën me doktor Flamur Nokën është të qeshësh dhe të qash. Në qoftë se lista e tyre është profesor Saliu dhe doktor Mul Noka, lista jonë është profesoreshë Luljeta dhe doktoreshë Najada. Diferenca është e jashtëzakonshme”, përfundoi Veliaj.

Të fundit

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Kreshnik Spahiu: Pse Berisha në Bruksel u nxiu imazhin shqiptarëve dhe jo Ramës?

Sot në Europë kishte tre lajme për Shqipërinë: 1- Mediat britanike por edhe ZDF gjermane i bënin thirrje shtetasve britanik apo gjerman të dynden në...

Kosova në prag të zgjedhjeve, Osmani fton në takim partitë për dekretimin e datës

Presidentja e Republikës së Kosovës ka ftuar në takim partitë politike, ku pritet të diskutohet data e zgjedhjeve të reja lokale. Këshilltari për media i...

Lajme të tjera

Web TV