SHBA po përgatit hakmarrjen ndaj Rusisë, jep paralajmërimin për Vladimir Putinin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara po përgatiten t’i dërgojnë një mesazh të fortë shtetit rus në formën e një serie sulmesh kibernetike që synojnë rrjetet ruse.

Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden po përgatitet të kryejë një seri sulmesh kibernetike drejtuar rrjeteve ruse, në shenjë hakmarrje që synon dërgimin e një mesazhi të qartë drejt Moskës.

Duke cituar zyrtarë të njohur me operacionin e njoftuar, New York Times shkruan se “seria e veprimeve sekrete” të drejtuara kundër Rusisë pritet të fillojë gjatë tre javëve të ardhshme dhe se qëllimi i këtyre sulmeve kibernetike është që të jetë i dukshëm për presidentin rus, Vladimir Putin dhe shërbimet e inteligjencës ruse.

Sulmi ka të ngjarë të përputhet me sanksionet e reja ekonomike kundër Rusisë, si dhe vendimin ekzekutiv të Biden që synon forcimin e sigurisë së rrjeteve të qeverisë amerikane.

Sulmet kibernetike të lartpërmendura, të cilat mund të fillojnë në të vërtetë në çdo moment kundër Rusisë, janë në fakt përgjigja amerikane ndaj sulmit të hakerëve SolarWinds, me të cilin qeveria amerikane lidh Rusinë.

SolarWinds u karakterizua si një nga sulmet më të mëdha dhe më të sofistikuara të hakerëve në histori, madje u deshën tetë muaj për ta vërtetuar.

Të fundit

Edhe pse të divorcuar, veprimi i Angelina Jolie po e shkatërron Brad Pitt

Beteja e gjatë e Brad Pitt dhe Angelina Jolie për kujdestarinë e fëmijëve ka marrë një kthesë shqetësuese për...

“Black-out” total/Spanja, Franca dhe Portugalia zhyten në terr, kaos në rrugë e aeroporte

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike prek të gjithë Spanjën: Red Elétrica aktivizon një plan emergjence për rivendosjen e energjisë elektrike. Fuqia ka rënë në...

Kush po e “ringre” PD nga gremina?

Nga ARTUR  AJAZI Një parti që ka mbi 12 vjet që ka ikur nga pushteti me mbi 1 milion vota, një parti që sa ishte...

“Plani ynë i pensioneve ofron më shumë”/ Rama: Ata që bëjnë premtime s’kanë gjë në dorë

Kryeministri Rama në një takim me qytetarët në zonën e Shkozës, u ndal tek skema e pensioneve. Rama tha se plani i qeverisë për...

“Kam parë shumë si puna jote”/ Rama debate me qytetarin: Nëse je burrë…!

Kryesocialisti Edi Rama në fund të vizitës dhe diskutimit me qytetarët te ish-Uzina e Autotraktorëve në Tiranë, pati një diskutim jashtë radhe me qytetarin që deklaroi...

Lajme të tjera

Web TV