“Ata kanë helmin, ne ilaçin”/ Veliaj: Listën tonë e drejton Luljeta Bozo kurse listën e tyre Sali Berisha, e tmerrshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me forumin e gruas tha se risia e Partisë Socialiste që nuk e ka bërë asnjë parti tjetër është se nga 12 qarqe, 11 do të drejtohen nga gratë.

“Sot lista e Tiranës ka 40% zonja dhe zonjusha. Unë them që është një lajm fantastik. Tani mënyra se si funksionon lista është shumë e thjeshtë, listat në partitë e tjera janë proporcionale, listat brenda nesh janë maxhoritare. Kjo do të thotë që nuk ka fare rëndësi ku është renditja në listë në qoftë se ne kemi mbështetje publike për të mbështetur njëra-tjetrën, për të promovuar njëra-tjetrën si komunitet zonjash dhe zonjushash në forumin e gruas, atëherë është absolutisht e mundur që secili të vlerësohet mbi kontributet, energjinë që ka mbledhur dhe çfarë ka sjellë në Partinë Socialiste”, u shpreh Veliaj.

Për listat, duke bërë një krahasim të prurjeve të Partisë Socialiste me kandidaturat e partive të tjera, Veliaj tha se duket që janë dy botë dhe dy mentalitete totalisht të ndryshme.

“Kur krahasoj që në listën tonë drejton Luljeta Bozo profesoresha jonë kurse në listën e tyre profesor Sali Berisha, është vërtetë e tmerrshme. Çfarë kontrasti masiv i dikujt që të ndihmon të ruash mend e kokës, që të këshillon, që është profesionist, që ishte aty të të qetësoj krahasuar me dikë që vetëm vjell helm, vetëm vjell përçarje. Dy mentalitete krejt ndryshe dikush që është ilaç dhe dikush që është helm dhe toksinë për shoqërinë, diferencë shumë e madhe”, nënvizoi kryebashkiaku.

Të fundit

Romenët, historia e pushtimit paqësor

Etapat që sollën romët nga India në të gjithë botën. Marshi i gjatë i popullit rom Një popull i padeshifrueshëm, populli...

Parashikimi, “Orbital” i Samantha Harvey do jetë libri më i shitur në Britani

Shoqata e Librarive foli me stafin i cili gjithashtu theksoi James nga Percival Everett, dhe gjithçka nga autobiografia e Chris Hoy deri te një...

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë...

Shpërblime për “të varfërit” e administratës dhe policisë

Qeveria ka vendosur që për festat e fundvitit disa kategori të punonjësve të administratës që paguhen më pak, do të marrin shpërblim nga 10-15...

Linda Rama rrëfen njohjen me kryeministrin/ Martesa me Edin më shkaktoi 3 dorëheqje

Linda Rama ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me njohjen me bashkëshortin e saj, kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se për herë të parë...

Lajme të tjera

Web TV