Gafa tek listat e PD/ Eksperti shikon emrin e tij si kandidat për deputet: Neveri. Nuk kam firmosur ndonjë formular të tillë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme listat e kandidatëve për deputetë në KQZ, pasi afati i fundit ishte ora 23:59. Për shkak të ngarkesës dhe një liste sa më të mirë, PD e dorëzoi dokumentacionin në orën 00:07.

Por ende pa kaluar mirë orët e para të dorëzimit të këtyre listave, një prej kandidatëve që ka emrin në to, denoncon se as nuk ka kërkuar të jetë kandidat për deputet, dhe as nuk ka firmosur.

Bëhet fjalë për ekspertin Fatlum Nurja.

Nurja shkruan se mëngjesin e sotëm i kanë dërguar listën e kandidatëve për deputetë për Qarkun e Shkodrës, të PD dhe partive në koalicion me të, dhe aty ka parë emrin e tij. Ai thotë se nuk i ka kërkuar FRD-së (ish-partia e Bamir Topit, sot drejtohet nga Sali Shehu) të jetë kandidat dhe e quan neveri e guxim të tepruar futjen e emrit të tij në listë.

Postimi i plotë i Nurjas:

Mbrëmë fjeta herët, e sot në mjes pash këtë listë që ma kishte dërgu një mik pas mesnate. Deklaroj që unë nuk i kam kërku FRD-së dicka të tillë, përvec se kam refuzu (dhe kuptohet) si dhe minimumi s’kam firmos as ndonjë formular tip për të tilla raste…

Guxim i teprum kushdo që e ka ba dhe më jep një ndjenjë neverie.

Jam i vetëdijshëm se eksperiencat e personave që do jenë deputetë… dhe më gjerë… do ja dalim me ba mrekulli për qytetin, shtetin dhe Kombin tonë. Poooor, gjithashtu jam shpresplot se estrada e parlamentit ka me vazhdu.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV