Rama surprizon me listat, “senatorët” në pikëpyetje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama ka dërguar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë. Debate në selinë rozë për renditjen në listë. Rama sfidon veten në renditje. I teti në Vlorë dhe Durrës. Kryeministri tha se nuk ka asnjë sekret, por PS-ja është përgatitur për të marrë 88 mandate.

Nga Fernada Cenko

Kryesocialisti Edi Rama ka dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor listën e kandidateve që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit. Rama është treguar shumë diskret sa i takon publikimit të emrave, deri pak para se të përfundonte afati i fundit. Surprizat nuk kanë munguar, madje mësohet se ka pasur debate të forta, sidomos nga “ish-senatorët” ku mes tyre janë Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj, apo Ditmir Bushati, të cilët u renditën në lista të konsideruara si jo fituese, ose në dilemën e marrjes së mandatit. Megjithatë vetë Rama ka sfiduar këdo aty në mbledhjen e kryesisë, duke vendosur veten në Vlorë dhe Durrës të tetin, në një pozicion jo të sigurt. Ai ka kërkuar që të gjithë duhet të luftojnë për të fituar. Risia ka të bëjë me emra që më parë nuk kanë qenë pjesë e PS-së, por që u paralajmëruar ditë më parë nga Rama që do të kryesonin “ekipin fitues”. Megjithatë ai ka bërë një llogari për të hequr “Gardën e vjetër” dhe të sjellë atë të “Gardës së re”, të cilën e lexon si një shenjë fitore. Katër deputetë kanë konfirmuar moskandidatimin në këto zgjedhje: Vasilika Hysi, Besnik Baraj, Eglantina Gjermeni si dhe Musa Ulqini. Këta janë të vetëkonfirmuar pa bërë zhurmë. Para se Rama të dilte me listën zyrtare ka mbledhur gazetarët për të njoftuar vetëm kryesuesit e qarqeve. Nën sloganin “Shqipëria e ardhmja jonë” Rama ka prezantuar emrat që do të jenë në krye të listës, duke surprizuar nga herët e tjera. Përgjithësisht deputetët e vjetër kanë qenë në krye të listave duke e siguruar mandatin pa filluar fushata, kësaj here ai ka vendosur ti zhvendos, duke lënë në zgrip të marrjes ose jo të mandatit. Duket një lojë shahu, ku të gjithë palët si fillim po luftojnë duke sjellë figura të reja si drejtues qarqesh, por edhe të tjerë në lista të sigurta. Në krye të listave të kandidatëve për deputetë të PS-së janë shumica femra, ndërsa ka edhe surpriza, me emra të rinj në PS. Kështu, në krye të qarkut Fier do të jetë Erion Braçe, në krye të qarkut Elbasan është Evis Kushi, në krye të qarkut Gjirokastër është Mirela Kumbaro. Ndërsa, në krye të listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Lezhës do të jetë Lindita Nikolla. Në krye të listës së kandidatëve për deputetë në Durrës është Milva Ekonomi. “Është domethënës edhe portreti që shikoni këtu. Vend i parë në qarkun e Fierit, është vend i një socialisti të paepur, Erion Braçe. Është skuadër që nuk e tejkalon PS-në, por e tejkalon Partinë Socialiste. Është skuadër që ka gjithë palcën e PS-së, por ka frymëmarrje që shkon përtej organizmit dhe zgjeron mushkëritë e partisë sonë. Vendi i parë në Elbasan është Evis Kushi, ministre e re e Arsimit. Kushi ka bërë më të mirën në parlament, për të përfaqësuar Elbasanin dhe Partinë Socialiste. Është surprizë shumë e mirë e eksperiencës sime”, tha Rama. Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe refuzimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë. Sipas Ramës skuadra e PS në Vlorë do realizojë objektivin bazë për 8 mandate dhe do i afrohet maksimalit për 9 mandate. “Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi fare se çfarë ka menduar njëri apo tjetri. Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje, s’ka asnjë problem”, deklaroi Rama. Kryesocialisti ka deklaruar nga selia e PS-së se partia e tij nuk ka asnjë armë sekrete për të arritur 88 mandate më 25 prill, por është shumë herë më e përgatitur.

Lexo edhe :  Çmimi i ri i energjisë, mblidhet bordi/ Rama-Balluku në konferencë

Shkodër

  1. Edona Bilali
  2. Paulin Sterkaj
  3. Benet Beci
  4. Ilir Beqaj
  5. Frrok Gjini
  6. Lela Berdica
  7. Pal Peraj
  8. Kristian shkreli
  9. Diana Muriqi
  10. Jona Leqejza
  11. Alda Mema
  12. Kabir Fishta

 

Kukës

  1. Gerta Duraku
  2. Petrit malaj
  3. Halim Dauti

 

Lezhë

  1. Lindita Nikolla
  2. Eduart Ndreca
  3. Shpresa Marrnoi
  4. Gentian Malotaj
  5. Benard Balaj
  6. Eueda Molla
  7. Erjola Ndoci
  8. Gjon Ndoci
  9. Lina Guri

 

Dibër

  1. Lavdim Krrashi
  2. Aurora Marra
  3. Dionis Ymeri
  4. Melaim Damzi
  5. Spartak Koltraka
  6. Anisa Gjika

 

Durrës

  1. Milva Konomi
  2. Alban Xhelili
  3. Jurgis Çyrbja
  4. Klodiana Spahiu
  5. Ilir Ndraxhi
  6. Rrahman Rrahja
  7. Lefter Koka
  8. Edi Rama
  9. Ana Dhamo
  10. Artan Bitri
  11. Kejda Bejaj Ferra
  12. Arkend Balla
  13. Denis Deliu
  14. Klementina Meçe
  15. Erjon Meka

 

Berat

  1. Hatixhe Konomi
  2. Bardhyl Kollçaku
  3. Fadil Nasufi
  4. Nasip Naco
  5. Blendi Klosi
  6. Sara Satka
  7. Jurgen pushi
  8. Klajdi Qama
  9. Rabushe Hoxha

 

Fieri

  1. Erion Braçe
  2. Petro Koçi
  3. Lindita Buxheli
  4. Bashkim Fino
  5. Baftiar Zeqo
  6. Antoneta Dhima
  7. Bujar Çela
  8. Ismet Beqiraj
  9. Tatjana Pirro
  10. Gramoz Ruçi
  11. Robert Bitri
  12. Mirza Petushi
  13. Arber Arapi
  14. Sokol Krasniqi
  15. Esiola Hoxha
  16. Erges Krakolli
  17. Adela Hysenaj
  18. Nimet Musai
  19. Mirela Kumbaro Furrxhi
  20. Laert Duraj
  21. Bledar Çuci
  22. Artemis Malo
  23. Kosta Garo
  24. Kjara Adhami

 

Elbasan

  1. Evis Kushi
  2. Klevis Xhoxhi
  3. Bsiaj Ajazi
  4. Desantila Tahiraj
  5. Sajmir Hasalla
  6. Florenc Spaho
  7. Luan Duzha
  8. Taulant Balla
  9. Albana Hana
  10. Enver Rroshi
  11. Briseida Gjoza
  12. Marsida Hyseni
  13. Shkelqim Bullari
  14. Kristaq Skenderi
  15. Endri Pepa

 

Korçë

  1. Eni Zaka
  2. Ilirian Pendavinji
  3. Blerina Gjylameti
  4. Ilir Topi
  5. Olta Xhaçka
  6. Niko Peleshi
  7. Edlira Bode
  8. Bledi Çomo
  9. Besa Spaho
  10. Dhora Dajko
  11. Arian Jaupllari
  12. Vasil Sterjovski

 

Tiranë

  1. Luljeta Bozo
  2. Najada Como
  3. Ervin Bushati
  4. Ogerta Manastirliu
  5. Arben Ahmetaj
  6. Ulsi Manja
  7. Etilada Gjonaj
  8. Arben Pëllumbi
  9. Elisa Spiropali
  10. Belind Balluku
  11. Toni Gogu
  12. Etien Xhafaj
  13. Ermonela Felaj
  14. Xhemal Qefaliaj
  15. Fidel Ylli
  16. Klotilda Ferhati
  17. Alqi Bllako
  18. Eduart Shalsi
  19. Pandeli Majko
  20. Plarent Ndreca
  21. Mimi Kodheli
  22. Dallendyshe Bici
  23. Fatmir Xhafa
  24. Ylli Shehu
  25. Alfred Mmuharremi
  26. Romina Kuko
  27. Edmond Rushi
  28. Spartak Braho
  29. Klodeta Dibra
  30. Ornaldo Rakipi
  31. Bora Muzhaqi
  32. Eljo Hysko
  33. Vaid Shaba
  34. Kledina Skendo
  35. Halit Valteri
  36. Tahir Muhedini

 

Vlorë

  1. Pranvera Resulaj
  2. Anduel Tahiraj
  3. Vullnet Sinaj
  4. Anila Denaj
  5. Niko Kuri
  6. Ilir Metaj
  7. Damian Gjiknuri
  8. Edi Rama
  9. Teuta Rama
  10. Ervis Mocka
  11. Alket Hyseni
  12. Laura Ferhati

 

Gjirokastër

Mirela Kumbaro Furrxhi

Laert Duraj

Bledar Çuci

Artemis Malo

Kosta Garo

Kjara Adhami

 

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV