Rastet e shumta me Covid-19/ Propozimi i Piperos: Të ndalohet udhëtimi jashtë Tirane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero foli në ‘ABC-ja e mëngjesit’ për situatën, ndryshimet, rastet e reja dhe respektimin e masave të Covid-19.

“Virusi ka shumë të panjohura. Në fillimet e tij kishte më shumë frikë dhe pasiguri, pasi nuk kishim informacion se çfarë do të ndodhte”, tha Pipero.

Ndërsa u ndal tek ashpërsimi i masave, nëse duhet të merrej apo jo një vendim i tillë nga Komiteti Teknik, Pipero tha se është me rëndësi që të kufizohen lëvizjet në fundjavë, duke shtuar se nuk është për mbyllje.

“Për mua duhet të ndalohet udhëtimi jashtë Tirane. Në fundjavës duhet të ketë një ndalim të kalimit nga një rajon tek tjetri, pasi mbipopullimi i lokaleve sjell transmetim të Covid-19. Po ashtu duhet të respektohen masat aktuale.

Unë mendoj që lokalet të zbatojnë masa strikte dhe po të respektohen masat aktuale dhe të kufizohen lëvizjet në fundjave, mund të frenohet edhe përhapja e virusit. Për mua si mjek, indikator kryesor nuk është numri i rasteve të infeksioneve, por numri i rasteve që shtrohen në spital.

Numri i atyre që shtrohen në spital është real, i rasteve të rënda, i atyre që humbasin jetën këto janë indikatorë që mua si mjek më shqetësojnë”, sqaroi ai.

Gjithashtu Pipero tha se përgjithësisht viruset pësojnë mutacione të rëndësishme me përhapje të shpejtë.

“Qoftë imuniteti natyral i fituar qoftë imuniteti i përfituar nga vaksina të mbron ndaj viruseve të tjera, edhe nëse infektohesh sëmundjen e kalon më lehtë”, theksoi Pipero.

Të fundit

Pse Putin do ta takojë kurrë Zelenskyn (analizë)

Marrëveshja e të hënës në Shtëpinë e Bardhë mbi hapin tjetër – një takim dypalësh midis Presidentit rus Vladimir...

SPAK: 140 deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Politikanët mund të rrinë të qetë edhe për disa kohë nga SPAK-u. Të paktën ata që nuk ëndërrojnë të bëhen ministra. Një lajm i...

Igli Tare gjen sulmuesin e shumëkërkuar! Kushton 40 mln euro

Milani ka hedhur sytë nga Victor Boniface, sulmuesi i Bayer Leverkusen. Pas kërkimeve për të gjetur një qendërsulmues për projektin e ri, drejtuesit kuqezinj...

Po vjen blerja më e kushtueshme në historinë e Premier League!

Alexander Isak është lojtari më i lakuar i momentit në mediat sportive të Europës.  Sulmuesi po bën një betejë të hapur me Newcastle për ta...

Elon Musk heq dorë nga ideja e themelimit të partisë? Arsyeja quhet… Tesla

Sipas një raporti të medias amerikane, Wall Street Journal, Elon Musk me sa duket i ka pezulluar për momentin planet e tij për të...

Lajme të tjera

Web TV