Zv. kryeministri Erion Braçe e quan renditjen i pari në listën e kandidatëve në qarkun e Fierit një përgjegjësi të madhe dhe jo trofe apo “ofiq”. Më anë të një statusi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se sot nisi një ditë tjetër, pasi kush u gëzua dje në Divjakë, Lushnjë dhe Fier duhet të bashkohet në betejë.
Braçe thotë se fitorja do bashkim dhe bashkimi do njerëz por me kushtin për të qëndruar larg çdo hajduti dhe abuzuesi.
“I pari” ne qarkun fier, nuk eshte trofe, nuk eshte ofiq! Eshte pergjegjesi shume e madhe! “Dita e festes” mbaroi dje. Sot nisi dite tjeter; Kush dje u gezua ne Divjakë, Lushnje, Fier sot e ne vijim duhet te na bashkohet ne beteje.
Fitorja do bashkim! Bashkimi kerkon njerez, cilindo, kudo, ne qytet apo ne fshat, punetor a bujk, sipermarres i vogel a i mesem, i papune a ne nevoje, i moshuar a i ri, burre a grua, djale a vajze; Ci-lin-do pa shmangur kerkend, pa nenvleresuar asnje, pa relativizuar te ndryshem e te zote; Me nje kusht: Larg nga cdo hajdut e abuzues. Ata kane partite e tyre! Puna vlen! Ne, punen kemi! Prej saj kemi fituar!”, shkruan Braçe.