Lokalet e natës të mbyllura/ Striptistja: Kam ngelur pa punë, nuk jam mësuar me 200-300 mijë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për “Shqipëria Live” ka dhënë intervistë një vajzë e cila prej më shumë se një viti është e papunë për shkak se lokali ku punonte është mbyllur. Ajo shprehet se është vështirë të gjej një punë tjetër, pasi edhe rroga është e vogël

“Sapo rastet e para u shfaqen në Shqipëri, policia erdhi e tha se duhej të mbyllet. Puna mbetet një motiv i përditshëm. Përderisa njerëzit nuk po na pranojnë në punë, është vështirë të gjesh një punë. Është puna e tillë që nuk jemi mësuar me 200-300 mijë lek pagë. Kemi mjaftueshëm rrogë”, tha Xhesi.

E pyetur nëse mund të hapen këto lokale duke respektuar masat e Covid-19, ajo tha po.

“Patjetër që ka mënyra për të hapur lokalet, me protokolle higjiene. Na konsiderojnë dele të zezë, kemi kushte për të respektuar rregullat. Lokalet e tjera janë të hapura, supermarketet e mbushura plot. Lokali jonë është shumë i madh dhe nuk është fare problem që të hapet”, shtoi ajo.

Xhesi tregoi se familja e di për punën e saj dhe vijoi duke thënë se shoqëria shqiptare e paragjykon këtë punë.

“Në Shqipëri është punë që paragjykohet. Edhe unë para se të shkoja mendoja se është punë e keqe, mendoja se bëhej seks, por nuk ndodh ashtu. Vetëm shoqërime në tavolinë dhe muhabete. Ka njerëz që të kërkojnë seks, por jemi bërë eksperte dhe e dimë se si ta menaxhojmë situatën. Familja ime e di se punoj aty”, përfundoi ajo./GSH

Të fundit

Mundësia e një lufte të madhe tregtare/ Frikë se bota gjendet para një kolapsi ekonomik

Ndërsa tregjet e aksioneve vazhdojnë të bien, investitorët kanë frikë se bota gjendet para një kolapsi ekonomik. Ç’ndikim do...

Ndihmoi të birin tê

Nëna e Mark Samson, 23 vjeçarit që i mori jetën studentes shqiptare Ilaria Sula, ka pranuar më në fund përfshirjen e saj. “Dëgjova disa zhurma...

A do ta pranojë ftesën e Berishës për debat publik? Ja si përgjigjet kryeministri Rama!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në rubrikën Sy m’Sy, ku është pyetur se kur do të bëjë debat publik...

Merren masa për prindërit që kthejnë të miturit e tyre në ‘influencerë’

Prindërit në Kaliforni që fitojnë nga postimet në rrjetet sociale me fëmijët e tyre të mitur do të jenë të detyruar të ruajnë një...

Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë

Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe plakja e saj, kanë implikime të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, ndaj nevojitet reagim nëpërmjet reformave dhe...

Lajme të tjera

Web TV