Pallati Mbretëror thyen heshtjen pas akuzave të Harry dhe Meghan: Disa të vërteta…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëresha ka reaguar duke sqaruar pretendimet për deklarata raciste të bëra nga Duka dhe Dukesha e Sussex, duke thënë se çështjet do të diskutohen “privatisht” nga familja mbretërore.

Ajo shprehu “shqetësimin” e saj mbi akuzat për racizëm dhe tha se ishte trishtuar kur mësoi se sa sfiduese kishte qenë për çiftin jeta mbretërore, ndonëse shtoi se disa ngjarje nuk ishin ashtu siç u treguan.

Pas presionit për t’u përgjigjur, në një deklaratë të shkurtër, të publikuar në emër të Mbretëreshës thuhej: “ E gjithë familja është e pikëlluar kur mësoi se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harry dhe Meghan. Ndonëse disa kujtime në lidhje me të vërtetën mund të ndryshojnë, çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racës, janë shqetësuese. Ato po merren shumë seriozisht dhe do të trajtohen nga familja privatisht. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithnjë anëtarë shumë të dashur të familjes”.

Kjo deklaratë vjen dy ditë pas dy ditë bisedimesh dhe diskutimesh në pallat, rreth mënyrës më të mirë për të trajtuar pasojat e shumta publike nga intervista.

Në deklaratën e Mbretëreshës, lihet të kuptohet se anëtarët familjes mbretërore mund të kenë versione të ndryshme mbi të vërtetën, por megjithatë nuk ka asnjë kritikë për çiftin Harry dhe Meghan.

Lexo më tepër:

Intervista e shumëpritur, flet Meghan Markle/ Nga mendimi për vetëvrasje deri tek racizmi brenda Pallatit Mbretëror

Të fundit

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë...

Apeli pranon kërkesën, Lyon do të vazhdojë të luajë në ligën e parë franceze

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e...

Elbasan, thyen masën ‘arrest shtëpie’ dhe tenton të përdhunojë fqinjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e tij. 55-vjeçari I. F., ka thyer...

Xhiroja boshe e fitores së Bibi-t

Mairav Zonszein* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka qenë tepër aktiv duke shpallur fitoren në luftën e vendit të tij kundër Iranit — një fitore që...

Përplasi për vdekje turistin, vihet në pranga 67-vjeçari nga Lezha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një 67-vjeçar, ka përplasur për vdekje 58-vjeçarin suedez i cili kishte ardhur në Shqipëri...

Lajme të tjera

Web TV