Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar LSI-në dhe veçanërisht kryetaren e saj Monika Kryemadhin.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku një qytetare i ‘mbyll gojën’ Kryemadhit pas akuzave të kësaj të fundit për qeverinë.
Në video shfaqet qytetarja ku pyet kryetaren e LSI-së nëse ajo u ka sjellë një tufë me lekë, ndërkohë që Kryemadhi i është përgjigjur se lekët i ka marrë Edi Rama.
Por i menjëhershëm ishte dhe reagimi i qytetares e cila i tha Kryemadhit se më parë i ka marrë ajo lekët.
Qytetarja: Ça na keni sjellë, a na keni sjellë ndonjë tufë me lekë?
Kryemadhi: Jo lekë s’ka!
Qytetarja: Po pse nuk ka lekë?
Kryemadhi: Lekët i ka marrë Edi Rama, ne po ju sjellim programe. Hajde!
Qytetarja: I keni marrë ju përpara lekët!
Këtë video e ka shpërndarë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, i cili ndër të tjera shkruan:
“Si të përgjigjesh kur të vjen LSI-ja tek dera?! LSI dihet për çfarë troket
I bashkohem dhe e mbështes thirrjen e Ambasadores së SHBA zonjës Yuri Kim sot në Elbasan se shit-blerja e votës është një vepër e rëndë penale dhe duhet ndërshkuar ”, shkruan Balla në Facebook.