Vendosi Pitbull për të ruajtur drogën dhe sendet e vjedhura, arrestohet 34-vjeçari shqiptar (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 34-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane në Taranto pasi në banesën ku jetonte iu gjetën drogë dhe sende të vjedhura.

Policë civilë kishin ditë që mbanin nën vëzhgim lëvizjet e shqiptarit, emër i njohur për policinë e vendit apenin, i cili “komunikonte” me shumë të rinj që njihen si konsumues të rregullt droge, përmes dritares të shtëpisë në Via Veneto, e vendosur në katin përdhes të një ndërtese.

Pas kësaj, forcat lëvizese të policisë vendosën të futen në apartament ku gjetën doza të shumta kokaine, e paketuar dhe e gatshme për shitje, 400 euro cash dhe materiale për paketimin e substancave narkotike.

Ndërkohë në dhomën ngjitur policisë i tërhoqi vëmendjen lehja e një qeni pitbull, i cili qëndronte i kyçur. Pas siguruan kafshën, agjentët arritën të hynin në dhomë dhe gjetën mallra të shumta të vjedhura. Një pjesë e materialit të vjedhur tashmë ishte rikuperuar në ditët e para të shkurtit të kaluar.

Në përfundim të operacionit, 34-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Indrit Ibro u arrestua për posedim dhe tregtim të drogës dhe vjedhje.

Të gjitha mallrat e gjetura u dërguan në selinë e policisë ku po zhvillohen hetimet për të zbuluar origjinën dhe për të identifikuar pronarët, raportojnë mediat italiane.

Të fundit

Gjysma e vdekjeve, nga zemra/ Sëmundjet kardiake, shkaku i parë i vdekjeve në Shqipëri

Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i përcakton sëmundjet e zemrës si shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme...

Pesë fruta që ndihmojnë në djegien e yndyrës së barkut

Nëse qëllimi juaj është të humbni peshë dhe të reduktoni yndyrën e barkut, atëherë aleati juaj është fibra. Reduktimi i yndyrës në bark nuk...

SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

Në përfundim SPAK kërkon shpalljen fajtor të Alqi Bllakos dhe të dënohet për korrupsion pasivë të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendor....

Si e rrëmbeu Basha faqen e Facebook PD-së dhe po e përdor për partinë e re!

Në programin e drekës në News24 po diskutohet në lidhje me krimin zgjedhore dhe rolin që kanë në këtë aspekt rrjetet sociale. Drejtori i Acromax,...

Greqia në protestë, turma të mëdha ‘derdhen’ në rrugë e sheshe (FOTOT)

Më 28 shkurt 2025, Greqia po përjeton një nga protestat më të mëdha të viteve të fundit, në përvjetorin e dytë të tragjedisë hekurudhore...

Lajme të tjera

Web TV