Një sherr i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë- Kosovë.
Pesë vajza janë fotografuar duke u rrahur me njëra-tjetrën pranë një karburanti. Pamjet janë publikuar nga mediat kosovare ndërsa arsyeja e sherrit nuk bëhet e ditur.
Vajzat shihen duke qëlluar me grushte dhe shqelma dhe janë ndarë në dy grupe, ku tri prej tyre zihen veçmas dhe dy të tjera pak më tutje.