Shitësi i heroinës në listën e PD/ Kandidati në Durrës është arrestuar në Zvicër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligji i Dekriminalizimit ndalon personat e dënuar që të kandidojnë. Ky ligj u iniciua dhe nga partia demokratike dhe është padyshim një nga sukseset e saj politike.

Por sërish në listat e kandidatëve shfaqen persona që kanë precedent penale në të kaluarën e tyre. Ky që po shikoni është një dokument i lëshuar nga zyra për të huajt në federatën e Zvicrës që i dërgohet ambasadës së Zvicrës në Shqipëri dhe i njofton për ndalimin e hyrjes në Zvicër edhe Lihtenjshten për shtetasin shqiptar të Rezeart Tusha.

Ky ndalim hynte në fuqi prej tetorit te vitit 1997 dhe nëse shkelej ka dënim me burg për një vit. Rezeart Tusha është prej disa kohës kryetar i PD në Shijak dhe pak ditë më parë Partia demokratike e regjistroi atë si kandidat për deputet në listën e qarkut të Durrësit. Kjo është lista e PD sipas të cilës Rezeart Tusha i datëlindjes 1 maj 1972 kandidon i 8 për partinë demokratike. Dosja e tij do të verifikohet së bashku me të gjithë kandidat e tjerë të paraqitur në KQZ, por ndërkohë Top Channel zbulon këtë dokument që tregon se kandidati demokrat është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga policia e Gjenevës në operacionin e koduar me emrin Hydra sepse kishte 42.5 gram drogë heroinë.

Në dokumentin e zyrës federale për migracionin thuhet se gjatë marrjes në pyetje Rezeart Tusha ka pranuar se trafikonte narkotikë për të siguruar të ardhura dhe se ka kaluar edhe më parë qese me heroinë.

Për këtë arsye ndaj tij është vendosur një ndalim hyrje në Zvicër prej 5 vitesh. Ndërkohë kandidati në listën e PD, ashtu si të gjithë kandidatët e tjerë në Durrës, nuk kanë paraqitur ende pranë komisionit qendror të zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit.

Lexo edhe :  Provat që lanë në burg Ilir Metën, zbardhet arsyetimi i Gjykatës së Posaçme

Shitësi i heroinës në listën e PD/ Kandidati në

Për këtë arsye komisioni qendror i zgjedhjeve ia ka vendosur PD afat për 5 ditë për të plotësuar dokumentacionin si dhe dokumentet e dekriminalizimit edhe për kandidatin nga Shijaku, që rezulton i arrestuar në Zvicër për trafik heroine.

/Top Channel

Të fundit

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

Roman Starovoit, 52 vjeç, Ministri rus i Transportit, i cili u shkarkua sot nga Presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje,...

Krim në zemër të Thethit/ Rama nxjerr videon, si u hodh në kosh denoncimi i policisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Prokurores Elsa Gjeli, e cila ka vendosur të mos nisë procedim penal për një...

I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë

Dhuna në familje vijon të përshkallëzohet në mënyrë shqetësuese në kryeqytet. “Vetëm gjatë fundjavës, në komisariatet e policisë së Tiranës janë denoncuar 25 raste dhune...

Sa shpenzon një turist për 24 orë në Shqipëri

Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëton në një shtet tjetër të Europës, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe që...

Skandali i Bankers/ 12-15 miliadë euro janë vjedhur nga nëntoka shqiptare

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, i ftuar në News24, ka folur pas arrestimeve e zyrtarëve në kompaninë Bankers Petroleum. Ai akuzon kompaninë se ka përvetësuar...

Lajme të tjera

Web TV