Tubimi i djeshëm në Kavajë/ Gjobitet me 5 mln lekë Lulzim Basha, procedohen 20 mbështetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tubimi i djeshëm në Kavajë, ku mblodhi rreth vetes rreth 150 persona, i ka kushtuar shtrenjtë kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Report Tv mëson se kryedemokrati është gjobitur me 5 milion lekë, e ndërsa janë proceduar penalisht 20 mbështetës të tij, mes tyre edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja.

Ky nuk është rasti i vetëm kur subjektet politike kanë shkelur masat kundër Covid. Më parë kanë marrë gjobë për zhvillim të tubimeve elektorale në shkelje të masave anti Covid, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, përfaqësuesi i partisë Demokratike Shkallnur, Arapaj Fatmir Muça dhe përfaqësues i partisë Demokratike Manëz, Agim Cani.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka marrë gjobë dy herë.  Herën e dyte ka debatuar me një polic, pasi refuzonte që të mbante maskën. Gjobë ka pasur edhe për “Shoqatës Durrësi”, ku në aktivitetin e organizuar prej saj kishte qenë i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta.

Të fundit

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar...

Pasuria e Trump rritet me miliarda nga kriptomonedha e re

Pasuria e familjes Trump është rritur me rreth 5 miliardë dollarë në letër, pasi kompania e tyre e re financiare, World Liberty Financial, hodhi në treg...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë...

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse nuk ishin thjesht kinema, por...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Lajme të tjera

Web TV