Në arrati prej disa vitesh, kapet në Spanjë ‘Boss-i’ i Ndraghetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia spanjolle “Guardia Civile” ka vënë në pranga një nga drejtuesit më të kërkuar të mafias kalabreze, Ndragheta.

Për shkak të vijimit të hetimeve, mediat në Spanjë kanë dhënë vetëm inicialet e të arrestuari duke thënë se ai është G.R., 34-vjeçar, ndërsa është kapur në një treg të madh në Barcelonë, Mercat de Sant Gervasi, në sajë të mbikëqyrjes së një anëtari të familjes së tij.

“Ai ishte në arrati që prej disa vitesh dhe ishte i kërkuar në Itali për trafik droge, pastrim parash dhe si pjesë e një organizate mafioze”, theksoi policia në një komunikatë.

Ai konsiderohet në Itali, si një nga bosët më të rëndësishëm të mafies kalabreze të njohur si ‘Ndrangheta, e njohur për rrezikshmërinë e saj dhe praninë në pesë kontinentet.

Ky arrestim i kryer nga Njësia Operative Qendrore (UCO), është pjesë e iniciativës së koordinuar me EUROPOL përmes projektit ITOC mbi krimin e organizuar italian dhe kundër ‘Ndranghetas’.

Hetimi filloi kur përmes marrëdhënieve ndërkombëtare që Garda Civile mban me OFAST francez (Office Anti-Stupéfiants), u bë e njohur për praninë e mundshme të këtij personi, konkretisht në Katalonjë.

Në këtë mënyrë, pasi kontaktuan hetuesit italianë të Brigadës së Lëvizshme të Shtabit të Policisë Reggio Calabria dhe Shërbimin Qendror Operacional të Polizia di Stato, ata informuan Gardën Civile se konsiderohej si një nga “të arratisurit e rrezikut maksimal” i  lidhur me mafia ‘Ndrangheta, pasi është një nga anëtarët e saj më të shquar dhe vendndodhja e tij nuk dihej pre disa vitesh.

Të fundit

Mall për sallën apo për debat? Spiropali thërret deputetët e vjetër për 5 minuta seancë

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të duhet të presin edhe disa muaj përpara se parlamentarët...

Avokati: Berisha nuk ka prova që i vodhën votat, e ka të sigurt burgun

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka prova për manipulim të zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për “Ora...

Nga “nuk të sjell Amerika në pushtet” tek “do ankohemi te SHBA për vjedhjen e zgjedhjeve”

Nga Simon Hadaj Paradokset e  politikës në këtë vend nuk çudisin më askënd, veçse ndonjëherë arrijnë në nivele të tilla absurditeti saqë të lënë me...

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria e SHBA-së në Europë dhe...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV