Ahmetaj ironizon PD-në: Premtimet e tyre realizohen tek ‘’Liza në Botën e Çudirave’’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka zhvilluar një takim me qyetarët në njësinë nr.4 në Tiranë.
Ahmetaj aty ka folur për programin e PD, teksa nuk ka kursyer ironitë me atë të kundërshtarëve.

Ai thotë se programi i PS është i detajuar, kurse premtimet e PD janë të realizueshme vetëm tek “Liza në Botën e Çudirave’’, pasi në realitet vendi me ato falimenton për 1 vit e gjysmë.

Ahmetaj kujtoi se gjatë qeverisjes së PS janë krijuar 282 mijë vende pune të reja.

”Për informacionin tuaj, për t’iu informuar se sa të detajuar kemi qenë në programin tonë. Jemi duke u marrë me shtyllën e rëndësishme të familjes, duke parë dhe detajet që kanë në përditshmërinë e tyre familjet shqiptare.
Për fëmijët që janë pjesa më e rëndësishme, do të fillojmë programin që në klasë të parë, gjuha angleze, dhe njohuritë kompjuterike. Por çdo të thotë kjo për ju, familjet tuaja?
Imagjinoni në 2030, këta fëmijë të flasin anglisht, të jenë literalë, të përdorin kompjuterin, dhe shumë prej tyre do bëhen të avancuar në shoqërinë dixhitale, apo deri tek prodhimi i software.
Në harmoni me produktivitetin, dëshirat e familjes shqiptare, dhe me atë që do vendi, pjesë dinjitoze e ekonomisë globale.
Një zonjë si Elona e ka propozuar të paguajë librat, të japim libra falas për gjithë nxënësit e 9-vjeçares, libra falas. Nuk është vetëm subvencionim, por çdo nxënës të ketë librat e shkollës, dhe mos u mungojë dija sepse ka mungesë të ardhurash.
Mos harroni një element tjetër, në mandatin e kaluar gjatë qeverisjes sonë, kemi krijuar 282 mijë vende të reja pune. Kemi krijuar, 282 emra të rinj, që kanë në mëngjes një mundësi pune. Në krahasim me kunëdrshtarin tonë, programi i tyre është gënjeshtër, nuk e di nëse është e qëllimtë apo i vjen nga pavetëdija.
Të realizoheshin në Lizën në Botën e Çudirave. Ata falimentojnë me ato premtime në 1 vit e gjysmë.
Ne i kemi rritur pensionet, mes 5 deri në 5.3%. Atë paketën e solidaritetit, do e kthejmë në politikë të përhershme ndërkombëtare. Ata s’dinë ku janë.”- tha Ahmetaj.

Të fundit

Einxhel dhe DJ Dagz bëhen prindër për herë të dytë

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë bërë sërish prindër! Moderatorja e ndau lajmin surprizë në rrjete sociale, duke zbuluar...

Ka fituar rreth 60 mijë vota, Lapaj: Do ju bëj të mallkoni veten

Me 57.555 vota të fituara në rang kombëtar, përfshirë edhe votat nga 97.742 zarfe të numëruar nga Diaspora, koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet”, rezulton forcë e...

Gjin Gjoni për rezultatin në Lezhë: Janë vjedhur mbi 4 mijë vota

Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD-së në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni në një lidhje nga qendra e numërimit të votës preferenciale në Lezhë...

Festivali i Filmit në Kanë/ Robert De Niro nderohet me Palmën e Artë

Me një tapet të kuq të mbushur me yje të njohur dhe një ceremoni hapjeje që bashkoi kinemanë dhe politikën, edicioni i 78-të i...

Zbulohen 3 emrat që kërkon Perez për merkaton e Real Madridit

Real Madrid ka disa javë që ka nisur punën për merkaton e verës. Klubi madrilen ka disa emra në mendje, por tre prej tyre...

Lajme të tjera

Web TV