Tragjedia e Gërdecit, Fatmir Mediu përfundon në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zamira Durdaj, në 15 mars të 2008 ditën kur shpërtheu Gërdeci humbi djalin e saj, Erisonin.

Sipas familjes Durda e vërteta nuk është zbardhur ende, dhe se  ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu duhet të hetohet dhe gjykohet. Për ketë arsye Fatmir Mediu është paditur në SPAK.

 “Kërkesa është për të çuar në gjyq dosjen për të vetmin të pandehur që nuk u gjykua asnjëherë nga tragjedia e Gërdecit, ish-ministri i Mbrojtjes i asaj kohe Fatmir Mediu. Kjo është një kërkesë e përsëritur prej shumë vitesh dhe prokuroria në asnjë rast nuk e ka çuar dosjen për gjykim pasi u mbyll në vitin 2009 për shkak të marrjes së imunitetit” tha avokati Dorian Matlija.

Avokati i familjes Durda, Dorian Matlija thotë se ishtë Fatmir Mediu ai që urdhëroi që në Gërdec të demontoheshin armë të kalibrit të madh, edhe pse ky urdhër ishte kundra vendimit këshillit të ministrave.

 “ Ka një gjë që e lidh vendimarrjen e ish-ministrit të asaj kohe është pikërisht një urdhër i vitit 2007, i cili lejoi të demontoheshin kalibra të mëdhenj. Më  pas solli sasi të mëdha baruti e kombinuar edhe me keqmenaxhmin e kompanisë private dhe solli shpërthimin. Një gjë e tillë ishte e palejueshme, por me gjithë atë ai e bëri. Këshilli i Ministrave ish kundra aty predha të mëdha që në kemi parë“, tha avokati.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV