Fotoja është siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Ervis Kuçi, i cili raporton se i riu e ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten 28 vjeçe, duke i shkaktuar plagë të thella në të gjithë trupin.

Tragjedia bëhet edhe më e rëndë sot, sepse familjarët kanë thënë se e reja ishte 6 javëshe shtatzënë.

Mësohet se ngjarja makabre ndodhi në prani të famijarëve, të cilët kanë telefonuar 127 dhe kanë kërkuar ndihmë sepse kishin një person të plagosur në shtëpi, duke tentuar të fshihin krimin e bërë nga djali i tyre.

Burimet kanë bërë me dije se viktima Irvana Medinaj është qëlluar barbarisht me thikë, 31 herë në kokë dhe trup, derisa ka ndërruar jetë.

Për këtë ngjarje, stafi i Spitalit Rajonal të Fierit informoi Policinë, pas dyshimeve se bëhej fjalë për një vrasje dhe jo plagosje. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ekspertët kanë konstatuar se nëna e dy fëmijëve ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

Autori i këtij krimi të rëndë, Demokrat Medinaj, nuk është arrestuar ende nga policia, pasi u largua menjëherë pas vrasjes nga banesa.

foto galeri