Shpikën vaksinën e parë anti-Covid/ Shkencëtarja jep lajmin e madh: Ja kur del vaksina kundër kancerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarja e kompanisë BioNTech, e cila fitoi garën për prodhimin e vaksinës së parë kundër koronavirusit, tha se njerëzit mund të jenë të qetë se vaksina është e sigurtë dhe se teknologjia e zbatuar do të mund të përdoret për të luftuar kancerin “brenda dy vjetëve”. Të premten, ajo dhe bashkëshorti i saj u nderuan me urdhrin më të lartë të Gjermanisë.

Në vitin 2019, Ozlem Tureci, e cila themeloi kompaninë gjermane BioNTech me bashkëshortin Ugur Sahin, ishin duke punuar për të gjetur rrugët se si mund të shfrytëzohej sistemi imunitar i trupit për të luftuar tumoret, kur të dy mësuan se një koronavirus i ri po infektonte njerëzit në Kinë.

Çifti vendosi të provonte teknologjinë mARN për të cilën kishte punuar prej dy dekadash.

“Është me vlerë kur merr vendime të guximshme dhe kur beson se, me një ekip të mirë, mund të zgjidhësh çdo problem dhe pengesë që të del përpara”, tha Tureci.

Deri më sot, dhjetëra miliona njerëz në të gjithë botën kanë marrë vaksinën që ata krijuan së bashku me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer.

Ndër sfidat më të mëdha për kompaninë e vogël në Mainz të Gjermanisë, ishte se si të kryheshin prova klinike në shkallë të gjerë në rajone të ndryshme dhe si të rritej procesi i prodhimit për të përmbushur kërkesën globale.

Tureci, e cila ka lindur në Gjermani nga emigrantë turq, tha se kompania iu drejtua qysh në fillim enteve të mbikëqyrjes mjekësore, për t’u siguruar se lloji i ri i vaksinës do të kalonte nëpër kontrollin rigoroz të rregullatorëve.

Mes shqetësimeve të përhapura këtë javë në Evropë për vaksinën britaniko-suedeze AstraZeneca, zonja Tureci hodhi poshtë idenë se kompanitë në garë për vaksinat mund të kishin vepruar me neglizhencë për të nxjerrë sa më shpejt një produkt në treg.

Lexo edhe :  Babai i Elon Musk kritikon publikisht të birin: Nuk ishte një baba i mirë

“Ekziston një proces shumë rigoroz dhe procesi nuk ndalet edhe pas miratimit të vaksinës,” tha ajo.

“Në fakt, ky proces vazhdon tani në të gjithë botën, ku rregullatorët po përdorin sisteme raportimi për të kontrolluar dhe vlerësuar çdo vëzhgim të bërë me vaksinat tona ose ato të tjera,” tha shkencëtarja.

Tureci tha se ajo dhe kolegët e saj e kanë marrë që të gjithë vaksinën BioNTech.

Emri i kompanisë BioNTech është bërë gjithnjë e më i njohur gjatë pandemisë dhe po ashtu është rritur edhe vlera e saj monetare.

Tureci thotë se kompania do të jetë në gjendje t’i përdorë fondet tepër të nevojshme për të ndjekur synimin e saj të parë, krijimin e një metode për të luftuar kancerin.

Tureci u pyet se kur mund të jetë gati një terapi e tillë.

“Është shumë e vështirë të parashikohet. Por ne presim që brenda vetëm disa viteve, të kemi vaksinat kundër kancerit në ato vende ku mund t’ua ofrojmë njerëzve”.

Presidenti i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier u dorëzoi atyre sot në Berlin Urdhrin e Meritës për shërbime të veçanta, medalja më e lartë e Gjermanisë./ VOA

Të fundit

Muaji i Ramazanit nis edhe pak ditë, dobitë shëndetësore që sjell agjërimi në organizëm

Agjërimi gjatë Muajit të Ramazanit mund të sjellë shumë përfitime në aspektin e shëndetit fizik dhe mendor te njeriu dhe...

Berisha fiton sepse erdhi Trump?/ Alibeaj: Psikozë ballkanike dhe primitive…

Deputeti Enkelejd Alibeaj, një prej themeluesve të “Djathtas 1912”, ka folur për përgatitjet e kësaj force politike për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar...

Berisha do “shesë” sërish detin?/Pas mitingun me Belerin: Do bëjmë marrëveshje me Greqinë

Një ditë pas deklaratës së tij se "streha e fundit e horrave është nacionalizmi", Sali Berisha ka treguar se nuk e ka më këtë...

Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, flasin drejtori i spitalit dhe shefja e pediatrisë

Vdekja e 3-vjeçarit nga fshati Mjedë i Vaut të Dejës në spitalin e Shkodrës ka tronditur opinionin publik. mjekët kanë përjashtuar rastin e meningitit...

SAG Awards 2025, yjet që ranë më shumë në sy në tapetin e kuq të këtij viti

Në Çmimet e 31-të të Screen Actors Guild (SAG), tapeti i kuq ishte i mbushur me magjepsje, stil dhe pamje mahnitëse që mor9n vëmendjen. Protagonistët...

Lajme të tjera

Web TV