Dhuna e fushatës së ndezur, KQZ kërkon uljen e tensioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

 

Pa rëndë zyrtarisht “gongu” i fushatës elektorale, shumë incidente janë regjistruar në përplasjet mes militantëve, apo edhe vetë kandidatëve për deputetë. Dy ngjarje më flagrante janë shënuar në qytetin e Elbasanit. E para ndodhi më 14 mars ku lideri i demokratëve dhe i socialistëve ndodheshin në Elbasan për të “festuar” ditën e Verës. Por vetëm “festë” nuk mund të quhej ajo që ndodhi. Simpatizantët e PD u komfortuar me simpatizantët e PS-së duke sjellë edhe deklarata agresive nga krerët e partive. Ndërsa para dy ditësh Luçiano Boçi, kandidati i PD në Elbasan është përplasur fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca, duke shënuar incidentin e dytë politik në këtë qytet. Komisioni Qendror Zgjedhor pas ngjarjeve të fundit ka dalë dje në një deklaratë për shtyp duke ju kërkuar aktorëve politikë vetëpërmbajtje dhe maturi në sjelljet dhe mesazhet politike dhe elektorale. Sipas KQZ, gjuha e ashpër nuk i shërben interesit të qytetarëve. “Gjuha e ashpër dhe sjellja konfliktuale nuk i shërben interesit të qytetarëve për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike, kusht për integrimin europian të vendit. Jemi në prag të fillimit të fushatës zgjedhore ndaj kandidatët dhe partitë politike duhet të respektojnë konkurrentët e tyre”, thuhet në deklaratë. Sipas KQZ-së, retorika e udhëheqësve dhe përfaqësuesve politik ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek mbështetësit e tyre si dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë në cënimin e standardeve të zgjedhjeve. “Partitë politike janë një element themelor i sistemit demokratik të vendit dhe janë një mjet thelbësor i shprehjes së vullnetit politik të qytetarëve dhe si të tilla kanë përgjegjësinë dhe detyrimin ndaj qytetarëve që të sillen me përgjegjshmëri dhe maturi. Gjuha e ashpër dhe sjellja konfliktuale nuk i shërben interesit të qytetarëve për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike, kusht për integrimin europian të vendit”, thuhet në deklaratën e KQZ-së, duke bërë thirrje të respektohen konkurrentët. Sipas institucionit zgjedhor, zgjedhjet janë për qytetarët dhe fushata zgjedhore është faktori kryesor në formimin e opinionit të zgjedhësve, ndaj KQZ thotë se duhet respektuar e drejta e qytetarëve për të krijuar opinionin e tyre në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, si dhe të drejtën e tyre për të pasur zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike. Gjithashtu, në respekt të standardeve të zgjedhjeve të ndershme, KQZ i bën apel edhe zyrtarëve të angazhuar si garues në zgjedhjet e datës 25 prill, që të ndajnë angazhimin e tyre si kandidat për deputet me atë të drejtuesit të entit shtetëror përkatës. “Zhvillimi i një gare të ndershme, në kushte të barabarta dhe duke respektuar standardet e kërkuara zgjedhore, i shërben zhvillimit demokratik të vendit”, thuhet në deklaratë.

Të fundit

“Vetëm 9 ditë për takimin me historinë më 11 maj”/ Rama mesazh mbështetësve

Kryesocialisti Edi Rama vuri në dukje rëndësinë e javës së fundit të fushatës elektorale dhe ditës së votimit më 11 maj, për...

“6 mln dollarë për të pastruar damkën”/ Alibeaj godet Berishën: Morali s’blihet me para

Deputeti Enkelejd Alibeaj, bashkëdrejtues i koalicionit 'Djathtas për Zhvillim' është shprehur se morali politik nuk mund të blihet me para. Komentet Alibeaj i bëri gjatë...

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ambasada Amerikane ndan mesazhin e zv.presidentit të SHBA

Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit në Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e zëvendëspresidentit të SHBA J.D. Vance. Në mesazhin e...

Kur buka bëhet ëndërr dhe uji luks! Lufta e banorëve të Gazës për mbijetesë përmes fotove

Situata humanitare në Rripin e Gazës po përkeqësohet në mënyrë dramatike, ndërsa mijëra familje palestineze përballen me uri ekstreme për shkak të bllokadës së...

“Dua të fitoj dhe argëtoj njerëzit!/ Lamine Jamal i sigurt për fitoren në “San Siro”

Ylli i Barcelonës, Lamin Jamal, është prej kohësh në qendër të vëmendjes, qysh kur debutoi me fanellën blaugrana pa mbushur mirë 16 vjeç.E vazhdoi...

Lajme të tjera

Web TV